Muqolli dhe Zherka, të vetmit që fituan trofe në 7 vitet e fundit, nuk ka asnjë trajner tjetër në Kosovë!

Hendboll

Muqolli dhe Zherka, të vetmit që fituan trofe në 7 vitet e fundit, nuk ka asnjë trajner tjetër në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 13:11
Verim Zherka

Arben Muqolli është trajneri që ka më së shumti trofe në vitet e pasluftës, 5 tituj e 4 Kupa të Kosovës, përfshirë në tërësi edhe si lojtarë, gjithsej 25: 14 tituj e 11 Kupa!

E dyta, Verim Zherka ka një trofe në shtatë vitet e fundit! 

Ai vitin e kaluar me Kastriotin e Ferizajt fitoi Kupën e Kosovës. Po flasim vetëm për trajnerët në konkurrencën e meshkujve. 

Përveç Arben Muqollit me 5 tituj e 4 Kupa, Zherkës që ka fituar një Kupë, cili trajner shqiptar i Kosovës ka fituar trofe, nëse jo titullin të paktën Kupën!  Nuk ka asnjë trajner tjetër, flasim me trofe. Ky është treguesi më i mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat