Hasani zbuloi Ylber Mjekun e disa lojtarë tjerë! Trajneri  kampion pa asnjë humbje me kadetët e Prishtinës

Hendboll

Hasani zbuloi Ylber Mjekun e disa lojtarë tjerë! Trajneri  kampion pa asnjë humbje me kadetët e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:48
Shefqet Hasani me lojtarët e Prishtinës

Shefqet Hasani thuajse është specialist për të zbuluar e formuar hendbollistë dhe për t’i bërë të gatshëm për ekipin seniorë të Prishtinës. 

Hasani mburret që ka zbuluar e formuar disa lojtarë të njohur, ndër ta edhe Ylber Mjekun, ish kapiten i Kombëtares së Kosovës. 

Hasani si kryetrajner i Prishtinës për kadetë, ka bërë një punë të madhe dhe dëshmia më e mirë është se nga 18 ndeshje ka po aq fitore, pa asnjë barazim as një humbje, me 36 pikë, 4 më shumë se Besa Famgas, janë kampion  të Kosovës. 

Image

Shefqet Hasani

“Në vitin 2003 e kam zbuluar Ylber Mjekun, të cilin e kam pru nga shkolla fillore, pastaj Vedat Llapashticën. 
Kreshnik Krasniqin, Petri Prekazin i kam gjetur aty dhe kam punuar me ta së bashku me Memlin. Po flas në vitet 2003, po ashtu edhe Tafil Haxhiun e kam pru nga shkolla e mesme, që ka qenë lojtar i shkëlqyer”, tregon Hasani, duke përmend edhe plot të tjerë. 

Hasani mburret që sot Prishtina për kadetë ka rritur një nivel jashtëzakonisht fal punës së tij dhe bashkëpunëtorëve që ka në ekip.  

Nuk ishte e lehtë që të stoliset me titull kampioni për faktin se kishte mjaft peripeci klubi kryeqytetas. 
“Kemi punuar me orar të reduktuar kur dihet se kemi pasur telashe me sallë”, tha ai. 

A e keni pritur këtë sukses? “Kam besim për atë çka punoj e synoj, në bazë të përvojës. 

Në ekip vjet kam gjetur 7-8 lojtarë, sivjet kemi 40 lojtarë kadetë, kjo është arritur falë punës së të gjithëve. 
Disa pak me përvojë u deshtë mi komponuar me këta fillestarë. Kemi arritur një lloj nivelizimit dhe mu kanë në luftë për titull. Është meritë e të gjithëve. 

Në ndeshjen me Besën në Pejë në momente kyqe kanë dhënë gol lojtarët fillestarë, që e ka lyp momentin dhe me portier kam vepruar ashtu si duhet në momentin e duhur. Kemi bërë një masovizim dhe po punohet me fokus me rrit cilësinë edhe për nivele ndërkombëtare, që me furnizuar edhe ekipin seniorë”, thotë Hasani.

Image

Më tej flet që trajnerët tanë kanë nevojë edhe për psikologji apo për trajnim autogjene. 

“Është mungesa e psikologjisë në sport, pak e njohur te trajnerët tanë, që jep produktin te anës taktike – teknike”, tha mes të tjera Hasani. Me një fjalë, Hasani, një trajner me duart sikur ari apo si një  minierë, që vazhdimisht prodhon lojtarë e furnizon ekipin e  seniorëve të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat