Dikur në Ferizaj, sot kundërshtari më i ashpër i Aleksandër Vuçiqit në Serbi    

Hendboll

Dikur në Ferizaj, sot kundërshtari më i ashpër i Aleksandër Vuçiqit në Serbi    

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:22
Alfred Llazari e malazezo Veselin Vujoviqi

Kjo fotografi që po e shihni është e para 36-37 viteve (1983-1984), në hotel “Luboteni” në Ferizaj. 

Në të majtë e me flokë dredha është Alfred Llazari, hendbollisti i gjeneratës së artë të viteve të 80-ta, një kohë në Trepçën e Mitrovicës, Borcin e Ferizajt, Pelisterin e Manastirit, në KH Prishtina dhe në të djathtë me mjekër malazezi Veselin Vujoviqi, i lindur në Cetinjë e sot jeton në Shabac të Serbisë. 

Malazezi atëkohë ka qenë hendbollist i Metaloplastikës dhe kundërshtar i Llazarit dhe i skuadrave tona, si Trepça (1979-1980) dhe Borcit! Në Ferizaj kishte ardhur me reprezentacionin e ish YU. 

Është interesant, se në atëkohë, si në futboll, si në hendboll, si në basketboll, ekipet e mëdha zbarkonin në Kosovë dhe në të shumtën e rasteve ktheheshin kokulur për në Serbi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë, Vojvodinë. 
Vujoviqi sot është kundërshtari më i ashpër i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. 

Hiq më larg se dje, ia plasi fytyrës  Vuçiqit dhe nuk la gjë pa i thënë, e quajti edhe si diktator.

"Nëse Vuçiq prezanton një diktaturë, ai do të ndëshkohet nga qytetarët. Ju më kërkuat të mbaja një distancë sociale - e mbajta atë, të mos dilja nga shtëpia nga e enjtja deri të hënën - e respektova.
Kur mbaruan zgjedhjet, njerëzit u fajësuan për përshkallëzimin e epidemisë së koronavirusit. Po, unë do të jem i pari që nuk do të pranoj orën policore dhe karantinën”, kështu la thënë dje Vujoviq, transmeton vijesti.me.  Vujoviq tha se serbët meritojnë një president më të mirë se Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat