Dëshmitari habit: Ja si u përlanë në darkë mes vete brenda kombëtares së Kosovës dhe ja çka ndodhi te hotel ‘Adria’!  

Hendboll

Dëshmitari habit: Ja si u përlanë në darkë mes vete brenda kombëtares së Kosovës dhe ja çka ndodhi te hotel ‘Adria’!  

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 18:14
Dëshmitari habit: Ja si u përlanë në darkë mes vete brenda kombëtares së Kosovës dhe ja çka ndodhi te hotel ‘Adria’!  

Shumë zhurmë, e rrahën, nuk e rrahën, u sulmua fizikisht apo verbalisht selektori i Kombëtares së Kosovës, Alfred Llazari! 

Legjenda e hendbollit, Aziz Makiqi, para disa ditëve, tha se Llazari u sulmua fizikisht në vitin 2015 në Itali, ndërsa Llazari ka deklaruar se ka pas një lloj tentimi por sulm assesi dhe as që ka ardhur në shprehje dikush ta sulmonte! 

Në skenë del një hendbollist, dëshmitar i kohës (emër i njohur për redaksi) apo i ngjarjes si në Itali (në javën e parë të majit), si në hotel ‘Adria’ Prishtinë dhe edhe para nisjes se si ka dhënë dorëheqje Llazari para lojtarëve dhe zbardh të gjitha misteret.

Ai tregon si ndodhi problemi në darkë brenda Kombëtares së Kosovës, e kush e nisi më i pari llafosjen. 

“E respektoj Makiqin, por nuk është e vërtet se Llazari u sulmua! E vërteta është, se në darkë kemi qenë dhe Llazari i pari ka fillu me fol, duke akuzu Enis Kabashin. 

Tana, Enisi u çu me fol, nuk deshtën me lënë me fol Enisin, por Taibi Kabashi, tha se duhet me fol se iu ka përmend emri. 
Enisi i thojke Llazarit: ‘T’i nuk din kurrgjë për trajner, krejt Taib Kabashi të mëson, krejt ky ti tregon aksionet. 

Ti asnjë lojë se ke këqyrë të ligës së Kosovës. Aty ia nisën me u përla, pat ndërhy presidenti Saraçini dhe e pat qetësuar situatën. Nuk ka ndodhur asgjë më shumë, nuk ka pas sulm fizik as tentim. 

Po janë hangër me fjalë. Arsyeja që ka luajt dobët Kabashi edhe lojtarët tjerë”, tregon dëshmitari i ngjarjes në Itali.
“Pasi u përlanë, u qetësuan, jemi kanë të lirë, trajnerët kanë dal prapë bashkë e kanë pi kafe”, tha më tej. 

Dëshmitari tregon edhe rastin e dorëheqjes së Llazarit para se të nisen në Itali. 

“Kemi qenë në Gjakovë. Një javë para se mu nis në Itali, Llazari ka ardh na ka thënë neve lojtarëve: Unë jap dorëheqje për arsye të mëditjeve. Prej sotit nuk jam selektor.  Të nesërit prej Gjakovës kemi ardhur në Prishtinë. 
Edhe Ylber Mjeku ka qenë kapiten atëkohë, e nuk e pamë të arsyeshme dorëheqjen e Llazarit sepse ai luftonte për kushtet tona. 

Ne thamë nëse ky po lufton për ne e duhet edhe ne të luftojmë për kushtet tona. 
Nesër në hotel ‘Adria’ në Prishtinë, jemi ulur dhe ka ardhur presidenti Saraçini, sekretari Gjinovci dhe sa e di Shqipe Bajçinca ka qenë komesare. 

Na dashtëm mi thënë se nuk e pranojmë dorëheqjen e Fredit, se ky  po lufton për ne dhe doni me na i sqaruar punën e mëditjeve, sa e dij luftonte me na i rritur mëditjet.

Fredi u ul në  një tavolinë tjetër për nja 20 minuta dhe ka biseduar me ta, pastaj kur erdh presidenti Saraçini e na tha, si ju shkojnë punët, a jeni mirë, a jeni të kënaqur me kushtet. Kapiteni Mjeku, iu tha: E kemi një hall, Fredi po kërkon mi rrit mëditjet dhe ju nuk po e bëni, ky për atë ka dhënë dorëheqje. 

Presidenti filloi diskutimin, ndërsa Llazari aty as që e përmendi dorëheqje te federata. 

Veç Llazari na tha: A jeni gati me luajt dhe me luftu. Mjeku dhe Curri ranë në sy të keq te federata, sepse me fjalët e selektorit ranë në pozitë të keqe, sepse menduam se do me dhanë dorëheqje siç na tha në Gjakovë nuk jam më selektor. 
Kemi vazhdu pas dy ditëve dhe shkuam në Itali, kjo është e vërteta”, tha dëshmitari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat