Taib Kabashi: Jam njeriu që punoj! Dëshmitari e tha të vërtetën 99 për qind 

Hendboll

Taib Kabashi: Jam njeriu që punoj! Dëshmitari e tha të vërtetën 99 për qind 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 20:02
Taib Kabashi: Jam njeriu që punoj! Dëshmitari e tha të vërtetën 99 për qind 

Ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Taib Kabashi, aktualisht kryetrajner i Prishtinës,  më në fund thyen heshtje dhe i përgjigjet edhe legjendës së hendbollit Aziz Makiqi.

“Atë që e ka thënë dëshmitari për gazetën ‘Bota sot’, janë 99 për qind të vërteta, që nga Gjakova, nga hotel ‘Adria’ në Prishtinë e deri të loja me Italinë. 

Ata çka ka deklaruar Aziz Makiqi, shoku im, bashkëlojtari im, miku im, bashkëvendasit im, nuk janë as një për qind e vërtetë. 

Të gjitha këto që i ka treguar dëshmitari, 99 për qind janë të sakta.

Dëshmitari e thotë shumë qartë, kur Alfred Llazari na informon ne lojtarëve dhe ne stafin në Gjakovë, se nuk do të jetë selektor dhe e ka përgatitur edhe dorëheqjen me shkrim. 

Unë edhe Nexhdet Dobroshi, e kemi lut, mos u ngut Llazar, mos u ngut Llazar, se e kemi lojën e fundit parakualifikuese për Kampionatin Botëror...

Me iniciativën time, të Dobroshit dhe të lojtarëve të kombëtares, kemi qenë të mendimit me u taku me presidentin e FHK-së, Saraçinin,  Izet Gjinovcin, me Shqipe Bajçincën, kanë qenë edhe disa anëtarë të bordit,  që të vjen Llazari edhe ta zhvillon lojën e fundit.

Takimi ka qenë në hotel ‘Adria’ mes stafit, lojtarëve dhe federatës. 
Fredi ka qenë kategorik për dorëheqjen por me iniciativën time, të Dobroshit dhe në bashkëpunim me Federatën, që e falënderoj, e  kemi bind Fredin me ardh me ne. 

Pas lojës me Italinë (në maj, viti 2015), presidentin Saraçini na ka falënderuar për punën që e kemi bë dhe atë në emër të federatës dhe në emrin e tij personal. Ndërkohë, Llazari e merr fjalën e nis me akuzu, domethënë lojtarin Enis Kabashi.

A, Enisi ka qenë lojtar i ndeshjes, bile në të dyja ndeshjet që e vërtetojnë edhe protokollet. 

Siç e përmendi edhe dëshmitari, i pari Llazari e ka akuzue Enisin.  Tani Enisi i thotë: ‘T’i nuk din kurrgjë për trajner, krejt Taib Kabashi të mëson, krejt ky ti tregon aksionet. Ti asnjë lojë se ke këqyrë të ligës së Kosovës”. 

E falënderoj nga zemra dëshmitarin që e tha 99 për qind të vërtetën edhe pse nuk e di se kush është ai dëshmitar.  
Nuk doja unë ta lejoja që Enisi t’i kundërvihet Llazarit, por disa kolegë afër meje me thanë: Leje djalin, se ja përmendi emrin! 

Nuk doja që ta lejoja që të ketë përçarje mes selektorit e lojtarëve. Pas kësaj kemi shku e kemi pi kafe. Siç e thotë edhe dëshmitari, e të cilin e falënderoj. Nuk ka pas kurrfarë sulmi, as përleshje, asgjë personale,  normalisht analizë profesionale. Kemi vazhduar rrugën, jemi kthye në shtëpi. Jam njeriu që punoj! Dëshmitari e tha të vërtetën 99 për qind”, tha Kabashi për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat