Osmani: Aziz, ke fillu me shku në gjueti por barutin e ke të lagur

Hendboll

Osmani: Aziz, ke fillu me shku në gjueti por barutin e ke të lagur

Nga: K. G. Më: 16 korrik 2020 Në ora: 11:45
Osmani: Aziz, ke fillu me shku në gjueti por barutin e ke të lagur

Delegati i hendbollit, Isak Osmani, ish gjyqtari, iu kundërpërgjigjet legjendës së hendbollit Aziz Makiqi. Sipas Osmanit,  Azizi ka fillu me shku në gjueti por barutin e ke të lagur.

“Z. Makiqi, pashë reagimin tuaj përsëri, ku mes tjerash keni përmend edhe emrin tim, deshta edhe kësaj here të ju përgjigjem rreth të thënave tuaja. Paraprakisht, ashtu siç ju kam thënë mes rreshtash edhe herën e parë, po ua përsëris tashmë hapur.

Gjuha e ashpër, lufta, terminologjia e egër, nofkat e pa venda si ajo e “Rrahman Morina”, e thënje tjera të kësaj natyre, nuk kanë vend në dialogun e avancuar të njerëzve kontributdhënës. 

Ju kisha sugjeruar, kursehuni nga fjalët dhe nofkat që në kushte normale s’do duhej të përdoreshin. Nuk e kuptoj, pse jeni aq të fiksuar pas ngjarjes së “Italisë”, por sido qoftë drejtohuni aty ku keni ankesa dhe pakënaqësi, në adresën e duhur të njerëzve që nuk janë të përshtatshëm sipas jush. Po të isha në vendin tuaj, diskutimet e këtij lloji, nuk do t’i kisha thënë rrotullazi. 

Thoni direkt në adresë të duhur atë që keni për të thënë. Kursehuni nga përgjithësimet!. Ju kam thënë, ju nuk keni qenë këtu për mbi tri dekada, nuk i keni bashkëjetuar situatat dhe problemet bashkë me ne. 

Ju sugjeroj miqësisht, nuk komentohet vetëm përmes “të thënave”!. Koha për tu marrë me thashetheme ka kaluar. Meqë i keni aq të sakta informatat, drejtohuni aty ku e shihni të domosdoshme, por gjithmonë me fakte dhe argumente. Sipas mendimit tim, bisedat e kafeneve duhet të mbesin aty. Kaq shumë kanë përparuar disa gjëra, saqë nuk mund ta arsyetoj faktin se një person si ju lëshohet në diskutime të këtij niveli. 

“Direkt dhe haptas” – le të jetë motoja juaj tash e tutje. 

Njeriu aty ku është, parimisht aty edhe njihet dhe respektohet. Le të jetë mendimi juaj se përtej Merdarit nuk na njeh kush neve. Megjithatë, është e drejtë e secilit të krijoj dhe të mbajë mendimet e veta. Ua rikujtoj, FHK tashmë është e njohur dhe e barabartë në Europë dhe Botë, ashtu si çdo shtet tjetër që ju mund ta kishit vlerësuar më tepër.  Kosova ka miqësi të mirë me pothuajse gjithë shtetet tjera në aspektin sportiv konkretisht në Hendboll, përfshirë edhe shtetin ku ju jetoni tashmë shumë kohë (Kroacia).

Por, nuk qajmë kokën për at shtet nga Merdarja deri në Zrenjanin dhe nuk na intereson miqësia me ta. 
I nderuar Makiqi, ju them edhe diçka në përmbyllje, nuk e di si e shihni ju nga këndi juaj rritjen e shifrave në 30, të llojit

“Rrahman Morina”, por dijeni politikën e tij e kemi luftuar dhe paguar me gjak. 
Mos e lejoni të përdoret emri juaj për interesa të ngushta a pretendime të dikujt tjetër, ju kam thënë”, ka shkruar Osmani në letrën drejtuar Makiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat