Shala: Këto ndërskamca nuk i kanë hije askujt 

Hendboll

Shala: Këto ndërskamca nuk i kanë hije askujt 

Nga: K. G. Më: 16 korrik 2020 Në ora: 12:33
Shala: Këto ndërskamca nuk i kanë hije askujt 

Veprimtari I hendbollit, Hasan Shala, është i habitur me zhvillimet e fundit, sidomos me atë çfarë ka ndodhur me Kombëtaren e Kosovës në vitin 2015 në Itali!  Sidomos dalja në skenë e legjendës së hendbollit Aziz Makiqi, kur ka publikuar disa gjëra, pastaj Alfred Llazari, dëshmitari, Taib Kabashi etj. 

“Këto ndërskamca nuk i kanë hije askujt e aq me parë asave të hendbollit shokë të mirë ndër veti për sa i njoh unë.

Mendoj se një ndej e përbashkët e tyre do ti ultë tensionet dhe do sqarohej e gjithë kjo storie jo e këndshme për sportin e hendbollit dhe se të njëjtit prapë do jenë shokët e mëparshëm.

Këtu mbetet borxh dhe kreu i FHK i cili duhet sqarue opinionit këto gjuajtje të ulëta në mes palëve ndryshe heshtazi e pranon dozën e fajësisë e cila u aktualizua nga asat e hendbollit! Respekt dhe shnet për të involvuarit!”, komenton Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat