Kosova me pesë ekipe në garat evropiane

Hendboll

Kosova me pesë ekipe në garat evropiane

Nga: K. G. Më: 16 korrik 2020 Në ora: 16:49
Kosova me pesë ekipe në garat evropiane

Kosovën pesë ekipe do ta përfaqësojnë në kupat evropiane në hendboll. 

Te meshkujt, Kosovën e përfaqësojnë kampioni dhe fituesi i Kupës, Besa Famgas nga Peja dhe nënkampioni Prishtina.

Te femrat do të paraqiten tre ekipe, kampionja Ferizaj, fituesja e Kupës Vushtrria dhe nënkampionja Istogu. 

Të gjitha skuadrat do të jenë pjesë e EHF Cup, bëhet e ditur nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat