Aziz Makiqi: Nuk pi ujë deklarata e FHK-së...  

Hendboll

Aziz Makiqi: Nuk pi ujë deklarata e FHK-së...  

Nga: K. Goca Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:02
Aziz Makiqi: Nuk pi ujë deklarata e FHK-së...  

Legjenda e hendbollit të Kosovës, Aziz Makiqi, përmes një letre, i përgjigjet ish selektorit Taib Kabashi dhe delegatit të hendbollit, Isak Osmani, po ashtu citon edhe deklaratën e dëshmitarit që foli dje për situatën që kishte ndodhur në Itali në vitin 2015.  

“1. E kam thënë se nuk pi ujë deklarata e FHK-së, sekretari në TV ka thënë se, BORDI nuk e ka ditë se A. Llazari ka dhanë dorëheqje.

2. Shkarkimin si e ka bë BORDi, shkakun për çka e kanë shkarkuar nuk e kanë cekur, domethënë kjo është e planifikuar, a ka dhënë dorëheqje apo jo, nuk ka lidhje.

3. Qysh nuk e ka ditë bordi mbase Taibi siç e ka shkru, se ai ka organizuar mbledhjen në njëfarë hoteli, ku kanë biseduar me A. Llazarin për ta vazhduar punën, ndërsa në mbledhje kanë marrë pjesë  lojtarët, stafi dhe BORDi. Prapë po të pyes: Qysh nuk e ka ditë BORDi?

4. Qysh e kam shkruar më parë, në prezencën time dhe 12 a 13 ish lojtarët e Trepçës, Taibi ka thënë se ai me BORDi-n e FHK-së ka marrëveshje, që ai ta udhëheq A reprezentacionin.

5. Dëshmitari po shkruan, se pas kritikës për lojë të dobët Taibi ka lyp mu arsyetu dhe me fol Enisi.
Arsyetimi ndaj përzgjedhësit është: “Ti nuk din kurrgjë për hendboll.
Taibi ti ka mësua aksionet”.  Kjo është e përgatitur dhe nuk ka kurrgjë me lojë.

6. Kam shkruar për sulm, dëshmitari po thotë: Aty janë nisë me u përla ku ka ndërhy kryetari dhe e ka qetësuar pak situatën. Nuk e di çka s’është këtu e qartë. 
O Isak, baruti jo që nuk është i lagur por faktet po flasin, kanë qenë të organizuar me largu Llazarin. Sa për dhuratë dhe punë të shkëlqyeshme pas dy jave e promovuan T. Kabashin përzgjedhës të ri të Kosovës. 

Nuk jam regjisor, por për gjynah të hendbollit kështu ka ndodhur. Urime e sukses në zgjedhjet në FHK,  prapë e njëjta ekip.
Sa i përket Merdares, ti e shkrove Zrenjaninin, ta dish klubet më të  rregulluara (më të njohura) që kam luajtur janë Proleter nga Zrenjanini (Vojvodinë), Borci i Ferizajt dhe Tus Hofweir (Bundesliga I gjermane). Borci ka qenë financiarisht 20 herë më i dobët.

A i don ti a unë komshinjtë, shqiptarët në Kosovë çdo ditë bëjnë tregti me ta, 2 milion herë, unë e ti jemi të vogël me u marr me nacionalizëm. 

Gjenerata e artë që po thonë, disa të kishin qenë në hendbollin kosovar, njerëzit që jetojnë për hendboll e jo për promovim vetvetes dhe me strateg që po thonë, se janë njerëz të punës. 

Ajo fjala popullore: Tanë ditën me kaci, vjen gjermani me buldozer për 2 minuta. 
Umagu ka 4000 banorë, Kosova ka ma shumë hendbollist. Me këta emra është një 2 a 3% puna ime për 11 vjet si trajner. 

Image

Aziz Makiqi: Me këta emra është një 2 a 3% puna ime për 11 vjet si trajner 

Nuk janë të gjithë, mungojnë 5 a 6. Kemi mund përafërsisht të njëjtin sistem me bë në Kosovë. Por për juve më të mirë janë këta që "punojnë" e dëgjojnë edhe më mirë”, shkruan Makiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat