Shala: Istogut i kemi dhënë dinjitet sportiv edhe Kosovës në përgjithësi

Hendboll

Shala: Istogut i kemi dhënë dinjitet sportiv edhe Kosovës në përgjithësi

Nga: K. G. Më: 16 korrik 2020 Në ora: 23:15
Shala: Istogut i kemi dhënë dinjitet sportiv edhe Kosovës në përgjithësi

Nënkampionet e Kosovës, Istogu (femrat), do të marrin pjesë në garat evropiane, me ambicie që ta prezantojnë Kosovën sa më denjësisht. Kryetrajneri i kësaj skuadre, Faruk Shala, tha se ndeshjet do t’i zhvillojnë në palestrën e sportit në Istog.

“Zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare në Istog dëshirë e qytetarëve tonë. 
Kam marrë zotimin e kryetarit të komunës që do ta mbështesë klubin në kupën Evropiane, pres të njëjtën gjë edhe nga znj.Vlora Dumoshi.

KHF Istogu ka vendosur në çastet e fundit të jetë pjesë e kupave të Evropës, kjo për faktin që tri pjesëmarrje të njëpasnjëshme e kanë lodhur financiarisht klubin, e sidomos pandemia ka qenë fatale për ne pasi që si pasojë e saj nuk kemi mundur të ruajmë freskinë deri në fund.

Mendoj që edhe problemet politike gjatë kohës së pandemisë kanë ndikuar që dora e shtetit mos të jetë afër sportistëve dhe përgjithësisht është renduar gjendja e klubeve tona.

Sido që të jetë ne si klub duke e pa gjendjen aktuale kemi menduar të pauzojmë një vit nga kupat evropiane dhe të konsolidohemi për vitin tjetër, por pasi që muajin që vjen pritet që palestra në Istog të jetë funksionale dëshira e qytetarëve dhe dashamirëve tanë ka qenë të zhvillojmë ndeshjet ndërkombëtare në palestrën që e kemi pritur dhe ëndërruar me vite.

Ne si klub kemi fituar gjithçka që mund të fitohet ne hendbollin kosovar qoftë me gjenerata të reja çoftë më skuadrën e parë, ani pse kemi qenë skuadër që për 16 vite kemi zhvilluar të gjitha ndeshjet mysafir, dhe po ashtu kemi qenë pjesë e 16 skuadrave më të mira në Evropë dy vite me parë.

Dëshira dhe vullneti qytetar ka qenë të jemi pjesë e kupave të Evropës dhe me ndihmën e Zotit, miqve, shokëve, donatorëve dhe institucioneve ne do të arrijmë këtë.

Istogu do të zhvilloj këtë vit ndeshje evropiane në Istog, personalisht kam marrë zotimin e kryetarit të komunës së Istogut që do ta mbështes klubin në kupa evropiane dhe normalisht që do ta mbaj për fjale dhe jam i bindur që kështu do të jetë, ka qenë kërkesë e qytetarëve istogas të jemi këtu, një gjë të tillë duhet ta bëj edhe ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit zonja Vlora Dumoshi sepse ka obligim moral, jemi klub që për 16 vite luajmë të gjitha ndeshjet mysafir, Istogut i kemi dhënë dinjitet sportiv edhe Kosovës në përgjithësi.

Ne si klub veç kemi arritur marrëveshje me hendbolliste nga jashtë që janë mbi nivelin e hendbollisteve të Kosovës, ndeshjet do ti luajmë në Istog, shpresojmë të kemi fat në short .
Po investojmë në skuadër dhe do të japim maksimumin tonë në këtë drejtim që përfaqësimi në Evropë i Kosovës të jetë i dinjitetshëm, prandaj edhe kemi kërkuar përkrahje dhe ne do ta arrijmë këtë”, shkruan Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat