Jakup Gërxhaliu - veprimtar i Gjeneratës së Republikës  

Hendboll

Jakup Gërxhaliu - veprimtar i Gjeneratës së Republikës  

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2020 Në ora: 18:49
Jakup Gërxhaliu - veprimtar i Gjeneratës së Republikës  

Sporti si çdo sferë tjetër në Kosovë, në vitet e 90-ta u përballë me agresionin serb. 

Edhe gjyqtarët sportivë dhanë kontributin e tyre. Jakup Gërxhaliu i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai referoi me sukses në hendboll në vitet më të vështira (1991-1999).  

Gërxhaliu ka qenë prej veprimtarëve më të dalluar sportivë dhe nuk u ndal asnjëherë përkundër shantazheve e kërcënimeve nga pushtuesi serb, atëkohë ishin përditshmëri.
Ish gjyqtari sot është krenarë për kontributin që dha në ato vite, kur jeta ishte në rrezik në çdo sekondë.
Ai sot jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat