Hendbollistët në palestër, me protokoll të ri

Hendboll

Hendbollistët në palestër, me protokoll të ri

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:10
Hendbollistët në palestër, me protokoll të ri

Federata Hendbollit në Maqedoni, ka prezantuar protokollet për punë për skuadrat e hendbollit, në kohën e pandemisë “COVID 19”, si dhe mënyrën e parandalimin dhe mbrojtjen nga koronavirusi, të cilat janë miratuar nga Komsioni për sëmundje infektive pran Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas protokolleve të reja, stërvitjet dhe ndeshjet në kuadër të sfidave të hendbollit, qoftë ato zyrtare apo miqësore, do të zhvillohen pa praninë e publikut.

Do të ketë qasje të kufizuar në terren, ndërsa të gjithë personat zyrtar, me përjashtim të hendbollistëve në terren, do të duhet të kenë mjete mbrojtëse.

Të gjithë skuadrat hendbollistike do të duhet të testohen së paku 72 orë para fillimit të garimit, ndërsa në raste të ndryshme, nuk përjashtohet edhe testime shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat