Anëtari i bordit të FHK-së, Abazi, i reagon ashpër ministres Dumoshi dhe Edi Kolgecit, kryetar i KH Prishtinës

Hendboll

Anëtari i bordit të FHK-së, Abazi, i reagon ashpër ministres Dumoshi dhe Edi Kolgecit, kryetar i KH Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:51
Anëtari i bordit të FHK-së, Abazi, i reagon ashpër ministres Dumoshi dhe Edi Kolgecit, kryetar i KH Prishtinës

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim kryetarin e klubit të hendbollit Prishtina, Edi Kolgeci.

Për këtë takim ka reaguar ashpër anëtari i Bordit të FHK-së, Lulzim Abazi, njëherësh veprimtar sportivë dhe donator shumëvjeçar. Ai e ka quajtur si jokorrekte sepse, sipas tij, Vlora Dumoshi është ministre në nivel të Kosovës dhe jo vetëm e Prishtinës.  

“Reagim i ashpër i imi mes takimit që u zhvillua i ministres së sportit Vlora Dumoshit dhe kryetarit të klubit të hendbollit Prishtina (meshkuj) Edi Kolgecit, më duket se është i pavend në këtë kohë pandemie për sportin. 

Mendoj që ministrja Dumoshi është dashur të takohet me bordin e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe kryetarin e FHK-së, Eugen Saraçini, dhe të njoftohet për së afërmi për zhvillimet e hendbollit në Kosovë.

Pa dashtë me minimizu të arritura e KH Prishtinës, mendoj që është dashtë të takoj kampionin e Kosovës sikur të meshkujt dhe të femrat, dhe të dëgjojë hallet e tyre, sepse i presin sfida shumë të mëdha, si në kampionatin vendorë po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare qysh nga shtatori.

Prandaj, ka qenë mirë ti dëgjojë hallet në lidhje me financimin e klubeve sepse disa janë në gjendje katastrofale. 
Kur e them që është dashtë të takohet me krerët e FHK-së, e them për shumë arsye, një prej tyre është që nëse takohet me një klub, duhet të takohet me të gjitha, ajo është ministre e sportit të Kosovës nuk është e Komunës së Prishtinës. 

Prandaj në këtë kuptim mendoj se nëse klubi Prishtina duhet të financohet me mjete materiale direkt nga mistria e sportit, le të kuptohet kjo punë patjetër, që medoemos të gjitha klubet tjera të financohen dhe të ndihmohen, sepse ju jeni ministre e MKRS-së, e jo e Prishtinës”, reagon Abazi.

Ai ka edhe një pyetje për ministren: “Nga ish qeveria e përbashkët, e kohës së Kurtit, që edhe atëherë Dumoshi ka qenë ministre, prapë edhe në këtë, qeveri, mund të na shpjegoni edhe për pakon e premtuar në vlerë prej 5 milionë euro për sport, se çfarë u bë me të. Duhet t’ia shpjegoni komunitetit sportiv se çfarë u bë me ato mjetet e premtuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat