Greku që mundi Maqedoninë, ka arritur marrëveshjen me Besa Famgas

Hendboll

Greku që mundi Maqedoninë, ka arritur marrëveshjen me Besa Famgas

Nga: K. Goca Më: 22 korrik 2020 Në ora: 20:22
Greku që mundi Maqedoninë, ka arritur marrëveshjen me Besa Famgas

Besa Famgas nga Peja kampion i ri dhe fitues i Kupës së Kosovës, ka arritur marrëveshjen me hendbollistin nga Greqia, Haralampos Malios. Lajmi bëhet i ditur nga portali maqedon “24 Rakomet”.

“Pas përforcimit me një prej golashënuesve më të mirë në ligën spanjolle ‘Asobal’, Viktor Alonso, skuadra e Besa Famgas ka arritur marrëveshjen me një lojtar tjetër para fillimit të sezonit të ri.

Kampioni i Kosovës, i udhëhequr nga trajneri spanjoll Javier Cabanas ka arritur marrëveshjen me hendbollistin më të mirë grek Haralampos Malios.

Lojtari vjen nga skuadra e Olympiacosit dhe ishte më i merituari për triumfin e Greqisë (28:26, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020) kundër Maqedonisë dy vjet më parë në Kozani, kur ai shënoi tetë gola. 

Besa Famgas këtë sezon, megjithëse pati mundësinë të garojë në Europa League EHF, prapë vendosi që të luan në garën më të ultë, në EHF Cup”, thuhet mes të tjera nga “24 Rakomet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat