Zgjerohet Superligat e hendbollit! Edicioni i ri me 12 shtator

Hendboll

Zgjerohet Superligat e hendbollit! Edicioni i ri me 12 shtator

Nga: K. G. Më: 24 korrik 2020 Në ora: 13:05
Zgjerohet Superligat e hendbollit! Edicioni i ri me 12 shtator

Në Maqedoninë e Veriut sezoni i ri i hendbollit do të ketë një format ndryshe.

Me ndërprerjen e sezonit të kaluar për shkak të koronavirusit, liga do të zgjerohet me 14 ekipe, ndërsa sot në lokalet e federatës maqedone u tërhoq shorti për dy grupe e ligës, që secila ka nga 7 ekipe.

Metalurgu, i cili konsiderohet si skuadra më e mirë e Superligës, do të jetë në Grupin B së bashku me Butelin, Pelisterin 2, Rabotniçkin, Tikveshin, Prilepin dhe Mladostin e Bogdancit.

Ohri është në grupit A, ku janë edhe Proleti, Radovishi, Struga, Astarion, KL7 dhe Junior.

Sipas propozimeve, tre skuadrat më të mira nga secili grup do të shkojnë në play off-in, ku Vardari dhe Pelisteri do t’i bashkohen. Ekipet e tjera do të luajnë një play-off për mbijetesë.

GRUPI A: Ohri, Prolet, Radovish, Struga, Astarion, KL7, Junior Kisela Voda.

GRUPI B: Metalurg, Butel, Pelister 2, Rabotniçki, Tikvesh, Prilep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat