Ikja e hershme Afrimit, tronditë! Vjosa: Do na mungoj

Hendboll

Ikja e hershme Afrimit, tronditë! Vjosa: Do na mungoj

Nga: K. G. Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:55
Afrim Qorrrolli, në këmbë - i dyti majtas

Sot ka ndërruar jetë Afrim Qorrolli, ish portier i klubit të hendbollit Vjosa nga Shtimja.
Klubi i hendbollit Vjosa nga Shtimja, iu shpreh ngushëllimet familjes dhe komunitetit të hendbollit në përgjithësi sportit të Kosovës.

“Me hidhërim të thellë sot, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shokut dhe bashkëpunëtorit tonë Afrim Qorrollit. 
Karrierën hendbollistike e filloj në vjeshtën e vitit 1976. Ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Klubit Hendbollistik "VJOSA"

Në vitin 2008 për shkaqe shëndetësore e ndërpreu karrierën si sportist....por nuk ju nda në asnjë moment dhe rrethanë kontributit për Klub. 

Gjatë viteve të 90-ta, i sherbejë sportit shumë në nivel të Komunës së Shtimes.

Ka qenë pjesë udhëheqëse e klubit të vajzave, dhe nga viti 2002 deri në 2005 e ka udhëheqë klubin e vajzave.
Në KHF " VJOSA " e ka shkrirë tërë mundin dhe dijen, talentin dhe djersën si lojtar.

Nga viti 2014 është angazhu për riaktivizimin e klubit të vajzave, ku suksese kanë arrit të inkuadrohen në Superligen e Kosovë
Kryesia e KHF " VJOSA " i shprehë ngushëllime familjes me rastin e humbjes së njeriut të dashur të tyre.
Do na mungoj në çdo lojë, në çdo mbledhje, në çdo aktivitet sportiv, do na mungojnë idetë  e tijë, por do na mungoj buzëqeshja dhe humori i tij.
Shpirti i tij u preftë në paqe!”, thuhet në telegram ngushëllimin nga KH Vjosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat