Klubi më i madh në rajon ndërprenë përgatitjet, ja arsyeja 

Hendboll

Klubi më i madh në rajon ndërprenë përgatitjet, ja arsyeja 

Nga: K. G. Më: 25 korrik 2020 Në ora: 18:24
Klubi më i madh në rajon ndërprenë përgatitjet papritur, ja arsyeja 

Virusi korona po shkakton dëme të mëdha kudo!  Armiku i padukshëm po rrezikon edhe përgatitjet e disa skuadrave. 

Pas gjashtë ditëve janë ndërprerë përgatitjet e klubit të hendbollit Buduçnosti nga Podgorica (femrat) e Malit të Zi.

Përgatitjet i zhvillonin në Kollashin por u ndërprenë ato papritur, sepse një lojtare e këtij klubi, që drejtohet nga Dragan Azhiq, ka dal pozitive me koronavirus!

Kjo do të shkaktojë probleme të mëdha për klubin më të trofeshëm malazez, sepse tani e gjithë skuadra do të duhet të izolohet për 21 ditë.

"Klubi i hendbollit për femra Buduçnost informon publikun se përgatitjet në Kollashin, ku ekipi ka qenë që nga e hëna, janë ndërprerë pasi rezultoi me koronavirus një prej lojtareve”, thuhet nga klubi. Pas kthimit të tyre në Podgoricë, të gjithë lojtaret dhe anëtarët e stafit profesional janë izoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat