E dhimbshme, në mes është sportisti i Kosovës, që vdiq sot nga Covid 19

Hendboll

E dhimbshme, në mes është sportisti i Kosovës, që vdiq sot nga Covid 19

Nga: K. G. Më: 25 korrik 2020 Në ora: 22:40
  I pari majtas në foto është delegati i hendbollit, Fahredin Hashani, pastaj sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, i ndjeri Afrim Qorrolli, ish hendbollisti dhe ish gjyqtari i hendbollit Shaqir Shaqiri si dhe profesori Banush Imeri.  

Sot, komuniteti i hendbollit dhe sporti në përgjithësi, u tronditën me vdekjen e ish portierit të klubit të hendbollit Vjosa nga Shtimja, Afrim Qorrolli. Ai nuk i mbijetoi armikut të padukshëm, Covid 19. Qorrolli vdiq në moshën 58-vjeçare.  I pari majtas në foto është delegati i hendbollit, Fahredin Hashani, pastaj sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, i ndjeri Afrim Qorrolli, ish hendbollisti dhe ish gjyqtari i hendbollit Shaqir Shaqiri si dhe profesori Banush Imeri.  

"Ndarja nga jeta e sportistit të afirmuar, Afrim Qorrollit, është dhimbje e jashtëzakonisht e rëndë për familjen, shokët, miqtë dhe sportdashësit e Shtimes e anembanë Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit, shokëve e miqve.
Sot ndërroi jetë Afrim Qorrolli, Sportisti, hendbollisti i dalluar, trajneri, udhëheqësi, aspiruesi e organizatori shumëvjeçarë, i KH

“Vjosa” nga Shtimja, miku ynë, miku dhe inspiratori i sportistëve të disa gjeneratave të Komunës së Shtimes e të Kosovës, i cili karrierën sportive e kishte filluar, si hendbollist i ri nga viti 1976. Nga ai vit e deri kur u nda nga jeta (2020), nuk u nda kurrë nga aktiviteti sportiv. 
Shtimja i është falënderues për kontributin e madh të tij që i dha hendbollit shtimjan.

Për punë e pandalshme sportive, Afrimit i ishin ndarë shumë Mirënjohje e Plaketa për rezultatet e arritura në sportin shtimjan.

Disa herë ishte shpallur hendbollisti më i mirë.
Me Afrimin, vitet e fundit kam pasur kontakte të shpeshta me të,  derisa mblidhja material për Monografinë që jam duke e përgatitur për KH “Vjosa”. Më ndihmoi shumë.

 Më ra ta njoh personalisht, dhe vlerësoj lartë karakterin e tij si njeri të ngrohtë, të buzëqeshur e të komunikueshëm, human, familjar dhe shok i dashur. 
U prehtë në paqe”, shkruan profesor Banush Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat