Presidenti i KOK-ut: Qorrolli ishte ngushtë i lidhur me qytetin e Shtimës, ku dha kontribut të çmuar për zhvillimin e hendbollit

Hendboll

Presidenti i KOK-ut: Qorrolli ishte ngushtë i lidhur me qytetin e Shtimës, ku dha kontribut të çmuar për zhvillimin e hendbollit

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 23:10
Presidenti i KOK-ut: Qorrolli ishte ngushtë i lidhur me qytetin e Shtimës, ku dha kontribut të çmuar për zhvillimin e hendbollit

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, iu shpreh ngushllime familjarëve dhe komunitetit të hendbolilt për vdekjen e Afrim Qorrollit, ish portierit të klubit të hendbollit Vjosa nga Shtimja.

"Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Afrim Qorrollit, kontribues i hendbollit

E nderuara familje Qorrolli, e nderuara Federatë e Hendbollit të Kosovës

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribuesit të madh të hendbollit dhe sportit në përgjithësi, Afrim Qorrolli.

Qorrolli ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare, pasi humbi betejën me pandeminë #Covid19.

Qorrolli ishte ngushtë i lidhur me qytetin e Shtimës, ku dha kontribut të çmuar për zhvillimin e hendbollit, si lojtar, trajner dhe kontribues, duke mos iu ndarë këtij sporti deri në ndarjen e tij nga jeta.

Afrimin e njoha edhe personalisht, për çka sa herë takoheshim më impresiononte me përkushtimin e tij të madh në zhvillimin e hendbollit tek klubi i Vjosës së Shtimës dhe sportit në përgjithësi.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, komunitetit të hendbollit, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit", thuhet në letrën e Besim Hasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat