Aziz Makiqi: Disa njerëz në FHK kanë bërë çmos të mos na lejojnë t’i afrohemi Federatës

Hendboll

Aziz Makiqi: Disa njerëz në FHK kanë bërë çmos të mos na lejojnë t’i afrohemi Federatës

Nga: K. Goca Më: 28 korrik 2020 Në ora: 11:38
Aziz Makiqi

Legjenda e hendbollit të Kosovës, Aziz Makiqi, sërish i drejtohet me një letër të hapur Federatës së Hendbollit të Kosovës, komunitetit të hendbollit dhe në përgjithësi sportit të Kosovës.

Ai bën edhe disa pyetje dhe që pret edhe përgjigjeje. 

“Zotëri Kemajl, kjo foto u bë në palestrën sportive siç quhej atëkohë “25 maj” në Prishtinë në vitin 1978.

Image

Në 13 ndeshje kampionale në këtë palestër brenda në hallë ka pas 500  ose ma tepër shikues se sa është e lejuar atëkohë. 
Ndërsa jashtë kanë mbet mbi 1000 dashamirë të hendbollit nga mbarë Kosova.

A ka diçka më madhështore se të jesh akter i këso lojë manifestimi... 

Njëjtë ka qenë më vonë në Ferizaj dhe në Mitrovicë, në çdo ndeshje problem me bileta, se nuk ka më në shitje.

Ekipi i Borcit ka qenë i vendosur në hotel “GRAND” posa i hapur atëkohë. Trajner ishte Beqir Buçinca (nuk përmendet askund në historikun e FHK-së). Duhet me ju falënderuar udhëheqësisë së Borcit në krye me Rexhep Haxhimusën, Zef Gjonit, Sylë Feratit, Xhemajl Kasumit dhe shumë të tjerëve, që sa i përket kushteve për punë i kemi pas maksimale si klubet tjera në ish YU. Do t’i ceki disa, se ka shumë, se si lojtar të ardhurat i kemi pas 6 a 7 herë më të vogla se lojtarët e klubeve tjera në YU, por kemi qenë të kënaqur me atë që na kanë ofru dhe rezultati nuk ka munguar.

Njëjtë ka qenë edhe në TREPÇË të Mitrovicës në vitin 1979/80 dhe më vonë me një udhëheqësi solide A. Vitaku, R. Kaçaniku; F. Prekazi e të tjerët. Duhem të ceku kur në klub erdh si kryetar z. ZEKI LOXHA në tubimin e parë tha: “Unë nuk di hendboll as që kam shikuar, por mundem financiarisht shumë me ju ndihmuar" . Pra, kjo më së tepërmi është dashtë, ndërsa at vit TREPÇA u bë anëtar i ligës së parë YU.

Zotëri H. Shala pyeti, pse dola në skenë para 3-4 jave, disa vite po zihem për situatën në hendbollin kosovar edhe pse i kam kaluar të gjitha që një hendbollist i sheh ëndrra (kam qenë anëtar i të gjitha seleksioneve të reprezentacionit YU, golashënuesi më i mirë i ligës më të fortë në botë, prej 10 trajnerëve më të njohur në botë, 5 prej tyre i kam pas trajner, të gjithë kanë qenë të kënaqur me kontributin tim e disa prej tyre me kanë angazhu në klubet ku kanë qenë. Si lojtar prej vitit 1979 në çdo klub kam qenë lojtari i parë deri në fund të karrierës ku si 42 - vjeçar e kam krye pa asnjë lëndim dhe sa e di nuk e kam luajtur vetëm një ndeshje.

Prej vitit 2000 e deri me tash Disa njerëz në FHK kanë bërë çmos të mos na lejojnë t’i afrohemi Federatës si unë ashtu edhe e tërë gjenerata. Çka  po ndodhë në FHK? 1.  Në federatë erdhën personat e kohës kur halla e sportit ka qenë e mbushur plot ata janë mbet jashtë, domethënë askushi në hendboll. Nuk e di qysh i kanë zënë vendet kyqe në FHK dhe me xhelozi dhe arrogancë. Fillojnë me bë promovimin e vet edhe pse e din që janë askushi, në bord të FHK-së kanë pru njerëz që din vetëm me ngrit dorën për "idetë e tyre" dhe për ta personalisht të mira, a për hendboll katastrofale. 

2. Në faqen zyrtare të FHK-së nuk ka tjetër pos E. Saraçini dhe I. Gjinovci, normal edhe piunat e tyre.

3. E nderuan historinë e hendbollit kosovar, shiko marri, nuk ka në asnjë faqe zyrtare të federatave në tërë botën kjo që ndodhë në Kosovë. Në faqen zyrtare të FHK-së nuk ka asnjë emër të hendbollistëve, të gjeneratës, por merreni me mend plan tradhtar janë emrat e selektorëve të cilët janë sota a janë shkru para shumë vitesh. Marria më e madhe është që të njëjtën faqe emri i E. Saraçinit dhe I. Gjinovcit përsëritet mbi 30 herë, pos mungon kur kanë shku në WC. Kjo është “sëmundje e rëndë”.

A po e shihni si promovohet Kosova. Në federatat në Ballkan të gjitha shtetet pas lufte i kanë tubuar të gjithë hendbollistët mi ndihmu në promovimin e federatës së tyre ku kanë pas sukses të madh, pos federata, po them e jona ku na promovojnë legjendat e hendbollit botëror Eugeni dhe Izeti dhe jemi aty ku jemi. 4. Do ta shkruaj një, a mundem me i shkru 100.  Në vitin 2016 federatës (Izetit) ja kam dhënë 5 skripta qysh me bë përparimin dhe zhvillimin e  federatës dhe hendbollit. Gjithashtu mbi 25.000 shkrime origjinale të gazetave “Rilindja”,  “Zëri i Rinisë“, “Jedinstvo”, “Sport” i Beogradit, “Sportske Novosti” nga Zagrebi, gazetave të Spanjës, Turqisë dhe të Bullgarisë, ku shkruhet për hendbollin kosovar, për klubet dhe reprezentacionin kosovar prej vitit 1978 deri në vitin 1990.

Pas dy viteve mi ka kthye me fjalë: “Nuk ka kurrgjë për federatë nëse ke dëshirë ta gjej dikënd me të shkrua biografin tënde". Për mu kësi lloj reagimi është normal se nuk munden me qenë dy histori, një e shkruar në faqen zyrtare ku kryetari dhe sekretari i kanë rolet kryesore në historinë kombëtare të hendbollit dhe kjo që ju ofrova unë është e pavlefshme.

Nuk e di në Kosovë a ekziston ministria e sportit apo komiteti olimpik, por do të provoj me ju drejtu. Ishalla nuk e kam fat me u ballafaquar edhe me një Rrahman M.  Nëse vazhdon kështu momentalisht hendbolli i Kosovës është në shkollë fillore, a me këtë sistem së shpejti do të mbërrijmë në çerdhe.

Po shkruaj dhe do të shkruaj dhe do t’ju drejtohem të gjithëve kush mundet mi ndihmu hendbollit dhe rinisë kosovare, se me një lule nuk vjen pranvera (Besa e Pejës). Disa herë ju kam preferu në FHK që të organizojnë lojë miqësore për promovimin e lojtarëve, hendbollit dhe KOSOVËS (loja miqësore Kroacia-Sllovenia në arenën në Zagreb 15.000 bileta janë shit), problemi është që njerëzit e bord-it të FHK-së, as përzgjedhësit e Kosovës nuk munden ta bien asnjë ekip në Kosovë sepse janë askushi në botën e hendbollit. Është ajo fjala popullore:  "Me atë që i mençuri turpnohet budalla lavdërohet".

Bën vaki në zgjedhjet e ardhshme vjen deri të ndonjë ndërrim në bord-in e FHK-së, jam i bindur edhe pse nuk i plotësojnë asnjë kusht për funksione nuk do të ndodhë asgjë sepse kulaç i madh është në FHK. Kur do t’i thojmë lamtumirë hendbollit kosovar, se kjo grup e njerëzve nuk din as që kanë përjetu dhe nuk do të përjetojnë një fitore apo festë madhështore të hendbollit kosovar”, shkruan Makiqi në letrën e hapur të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat