Muhamet Kilaj: Xhelal Selmanaj - lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Hendboll

Muhamet Kilaj: Xhelal Selmanaj - lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:00
Xhelal Selmanaj është mjatas dhe Muhamet KIlaj djathtas

Ish hendbollisti i mirënjohur, Muhamet Kilaj, tha se Xhelal Selmanaj është hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë. 
Kilaj dhe Selmanaj i takojnë gjeneratës së artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, të cilët kanë luajtur për Borcin e Ferizajt në ligën e parë ish jugosllave.  

“Sipas meje Xhelal Selmanaj është hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, në të gjitha aspektet.

E para, në bazë të lojëve, e dyta në bazë të golave dhe e treta, është shpallur edhe hendbollisti më i mirë.

Është numër 1, është fenomen dhe për Libër të Ginisit”, tha Kilaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat