Artan Durro: Makiqi, një nga legjendat e hendbollit të Kosovës, as të njoh e as me njeh...

Hendboll

Artan Durro: Makiqi, një nga legjendat e hendbollit të Kosovës, as të njoh e as me njeh...

Nga: K. G. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 14:07
Artan Durro: Makiqi, një nga legjendat e hendbollit të Kosovës, as të njoh e as me njeh...

Trajneri i klubit të hendbollit Vllaznia nga Shkodra, Arta Durro, ka disa fjalë për hendbollin në Kosovë, në Shqipëri dhe për legjendën e hendbollit të Kosovës, Aziz Makiqi.

Makiqi sot ka godit sërish me një letër të hapur në drejtim të Federatës së Hendbollit të Kosovës, me titull: “Disa njerëz në FHK kanë bërë çmos të mos na lejojnë t’i afrohemi Federatës”.

“Zoti Makiq, një nga legjendat e hendbollit kosovar, as te njoh e as me njeh por edhe unë jam një ish hendbollist i Shqipërisë.

Kam luajtur shumë vite hendboll brenda e jashtë vendit tim dhe me ekipet kombëtare të Shqipërisë por kurrë nuk kam thënë deri me sot se me takon një post për atë që kam dhënë për hendbollin shqiptar.

Kënaqësia ime më e madhe është ta shoh lart e me lart nivelin e hendbollit shqiptar.

Ti dhe gjenerata e artë duhet jeni të kënaqur me nivelin dhe arritjet e hendbollit në Kosovë.

Për këto arritje jam krenar edhe unë sepse kam shumë bashkëlojtarë, shokë e miq të hendbollit në Kosovë.

Mua me vjen shumë keq se ku ka shku niveli i hendbollit në Shqipëri për të cilin kam sakrifiku një karrierë 30-vjeçare më shumë si lojtar e shumë pak si trajner.

Në fund dua ta mbyll duke thënë fjalët më të mira për Federatën e Hendbollit në Kosovë bashkë me drejtuesit e tyre ndër vite.

Rezultatet e arritura tregojnë më së miri punën e tyre.

Ka qenë dhe është një shembull shumë i mirë drejtimi dhe organizimi edhe për federatat e tjera të vendeve në zhvillim të hendbollit sidomos për Federatën Shqiptare të Hendbollit. Respekt e mirënjohje për të gjitha gjeneratat e hendbollit në Kosovë. Me respekt një ish hendbollist i Vllaznisë dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë”, ka thënë Durro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat