Berisha: Lojtari ma i mirë i Shekullit është Xhelal Selmanaj dhe Gjyke Lokaj të femrat 

Hendboll

Berisha: Lojtari ma i mirë i Shekullit është Xhelal Selmanaj dhe Gjyke Lokaj të femrat 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:18
Xhelal Selmanaj

Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Dervish Berisha, tha se hendbollisti i Shekullit është Xhelal Selmanaj te meshkujt dhe Gjyke Lokaj të femrat! 

“Lojtari më i mirë i Shekullit në hendboll është Xhelal Selmanaj dhe  Gjyke Lokaj të femrat.

Meritat e Xhelalit si lojtar askush nuk mund t’i arrin sepse ishte më i miri për shumë e shumë vite në Ferizaj, si në ligën parë po ashtu dhe në të dytë ish jugosllave, më i miri në Kosovë dhe ndër më të mirët në Ex jugosllavi.

Image

Gjyke Lokaj

Deçani ka dhanë yje dhe e ka mbajt hendbollin e Kosovës gjallë, kjo është fakt se kanë shkruar histori në hendboll me Borcin dhe Trepçën. Xhelal Selmanaj është ftuar në reprezentacionin për të rinj të ish Jugosllavisë me premtimin edhe për seleksionin A, këtë i ka premtu selektori Snoi por Xheki e ka refuzu, andaj është dhe mbetet më i miri i të gjitha kohërave. 

Kanë ftuar edhe lojtar tjerë ne reprezentacionin e ish Jugosllavisë,  një në seleksionin B e një për të rinjtë e ish Jugosllavisë edhe ai nga Deçani, kurse te femrat më e mira e Shekullit është Gjyke Lokaj, që ishte edhe golgetere e të gjitha ligave të ish jug  e luajti në ligën e dytë, ku ka pas oferta të ndryshme në tërë ish jug por i ka refuzuar. Andaj Deçani i ka më të mirët lojtar të të gjitha kohërave që i mbajti dhe shkruan histori me klubet e Kosovës”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat