Dervish Berisha i drejtohet Aziz Makiqit: Askush askënd se ka ndaluar që t’i ofroj ndihmë hendbollit të Kosovës 

Hendboll

Dervish Berisha i drejtohet Aziz Makiqit: Askush askënd se ka ndaluar që t’i ofroj ndihmë hendbollit të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:31
Dervish Berisha i drejtohet Aziz Makiqit: Askush askënd se ka ndaluar që t’i ofroj ndihmë hendbollit të Kosovës 

Aziz Makiqi nuk e ka ndërmend të ndalet, por sipas tij do të dal edhe me disa fakte tjera e goxha të fuqishme! 
Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Dervish Berisha, iu kundërpërgjigjet Makiqit, dikur e kishte bashkëlojtar, madje e fton që ta ndihmojë dhe përkrah hendbollin e Kosovës, duke i dhënë edhe disa shembuj.   

“Askush askënd se ka ndaluar që t’i ofroj ndihmë hendbollit të Kosovës, edhe unë si lojtar me një karrierë meritore afër 30-vjeçare në Kosovë e jashtë nuk mund as unë e as askush të kritikojmë Federatën sepse një federatë si e Kosovës nuk ka në rajon sepse kam qenë dëshmitarë i sa rasteve ku federata i ka ndihmu dhe i ndihmon klubet e hendbollit si të meshkujt ashtu të femrat,  organizon kampe të hendbollit për të rinj e te reja çdo vit edhe pse kushtet janë nën nivel të duhur.

Çdo herë ja kanë dal dhe askush nuk e pengon ndonjë ish lojtar i gjeneratës së artë t’ju ndihmoj edhe në punë por edhe financiarisht, pra nuk di pse këto kritika e përçarje ku nuk kanë kuptim sepse jemi sportist dhe s’ka vend si me qenë politikanë me kritiku pa nevojë.

Andaj shoku im, bashkëlojtari im Aziz Makiqi, ne çka jemi jashtë duhet përkrah e ndihmu hendbollin e hendbollistët sepse na jemi shembull për të rinjtë që ta ndjekin rrugën tonë si në vitet 77/91 dhe na sipas mundësive ti ndihmojmë e këshillojmë, që mua as nuk me pengon dhe kurrë s’kam kërku mu pagu edhe nesër nëse kthehem në Kosovë, do të punoj vullnetar për ngritjen e nivelit teknik - taktik për ngritjen e cilësisë së hendbollit.

Sepse e meriton Kosova dhe hendbollistët, hendbollistet dhe klubet dhe Federata, shumë sukses dhe ju dëshiroj shëndet të mirë e Zoti na ruajt nga kjo pandemi. Andaj gjenerata e artë kur te doni mundeni t’ju bashkoheni  për ndihmë vullnetare hendbollit të Kosovës”, komenton Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat