Shala: Të ndalen gjuajtjet nën gju! Arkitekt i pavarësimit të hendbollit unë e quaj Mexhid Devajën

Hendboll

Shala: Të ndalen gjuajtjet nën gju! Arkitekt i pavarësimit të hendbollit unë e quaj Mexhid Devajën

Nga: K. G. Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:01
Shala: Të ndalen gjuajtjet nën gju! Arkitekt i pavarësimit të hendbollit unë e quaj Mexhid Devajën

Veprimtari i hendbollit të Kosovës, Hasan Shala,  replikon me legjendën e hendbollit Aziz Makiqi. Shala tha se arkitekt i pavarësimit të hendbollit është Mexhid Devaja, ish kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

“Me kujdes dhe vështrim kritik e përcolla prononcimin e Makiqit në Botasot. Info të titulluar: Disa njerëz në FHK kanë bërë çmos të mos na lejojnë ti afrohemi Federatës.
Respekt për kontributin e dhënë tuajin dhe gjeneratës së artë në lojën e hendbollit për periudhën kohore të përmendur nga ju brenda dhe jashtë Kosovës.

Si lojtarë kulminant kontributin e juaj dhe te tjerëve të asaj gjenerate në hendboll nuk mund tua mohon askush qofshin dhe të apostrofuarit Gjinovci e Saraçini nga se historin e sukseseve e keni shkrue ju dhe askush tjetër për atë periudhë kohore!
Pra hendbolli është luajtur para dhe pas jush e do të luhet edhe më tejë dhe do të ketë besoj lojtarë cilësorë shpresoj edhe të kalibrit tënde e pse jo edhe të tejkaluar jush në këtë rangë garash siç e quani fillorë e besa edhe të “çerdhes”.

Një prej vetive më denigruese dhe të ulët të njeriut është nënçmimi andaj mos bini në këto nivele dhe ti përçmoni e nënçmoni garat e hendbollit në Republikën e Kosovës. 

E drejtë e juaj dhe e çdo kujt është kritika e njerëzve dhe punës së tyre ama ajo mbi bazën e argumenteve nga se që nga pavarësimi i hendbollit kosovarë e që arkitekt i pavarësimit unë e quaj Z. Mexhid Devajën me bashkëpunëtorë kjo Federatë ka ec para dhe prej sporteve kolektivi e para është pranuar në organizmat ndërkombëtare të hendbollit Europian dhe Botërorë!

Po të mos ishte puna e mbarë dhe e sukseset e arritura në organizim të evenimenteve me ekipet e vendeve në zhvillim dhe suksesit historik te U21 të kualifikuar në kampionati Botërorë a do ishte ranguar Kosova para Serbisë dhe shumë shteteve tjera në ranglistën e sukseseve e cila jepet nga EHF dhe IHF!

Po mos të kishte punë të përkushtuar mos vallë do i kishim 4 qifte referësh ndërkombëtarë dhe 2 vëzhgues po ashtu ndërkombëtarë

Mendoj se reagimet e shokëve të gjeneratës suaj dhe të tjerëve janë më se dashamirëse të shëndetëshme dhe mbi të gjitha në suaza të fer -playt nga se siç përmendet te të gjithë reaguesit është akt patriotik dhënia e ndihmesës vendit të tyre e në këtë rast sportit të Kosovës me theks të veçantë hendbollit tani nga se në kohërat e vështira pasuli është hëngër kokërr më kokërr dhe mirëfilli dihet kontributi i secilit prej nesh.

Edhe në postimin e mëhershëm kam reaguar që mos të ketë ndërskamca në mes shokëve të hendbollit dhe njerëzve të kyqur në instancën më të lartë të hendbollit Kosovarë mbi bazën e mungesës së argumenteve dhe akuzave kuturu.

Lexoji me kujdes reagimet e shumta dhe nëse rezonon me kokë të qetë e të ftohur do e gjesh vendin ti dhe ne andaj ndalini gjuajtjet e ulëta nën gju nga se nuk i shërbejnë askujt për nderë e më së paku atyre të cilët e mohojnë kontributin e dhënë të sportistëve të hendbollit në kohërat më të vështira për vendin tonë!
Respekt dhe shnet Aziz Makiqi!”,komenton Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat