Rrëfehet Artan Durro për sukseset dhe aksidentin në Itali 

Hendboll

Rrëfehet Artan Durro për sukseset dhe aksidentin në Itali 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:27
Artan Durro

Ish hendbollisti Artan Durro rrëfehet për sukseset si lojtar, çfarë i ka ndodhur pas aksidentit në Itali dhe përse i dha lamtumirën hendbollit aktiv. 
Ai ka qenë prej hendbollistëve më të mirë që ka pasur Shqipëria dhe që ka luajtur edhe në disa ekipe jashtë vendit.  Në zemrën e tij gjithmonë do të mbetet Vllaznia nga Shkodra, ku kaloi periudhën më të mirë.

“E kam filluar hendbollin në vitin 1988. Në fillim me të rinjtë e Vllaznisë e pastaj me të rriturit. Kam luajtur alo me dorë të majtë.

Image

Kam luajtur 30 ndeshje me ekipet kombëtare (10 me te rinjtë dhe 20 me të rriturit). Nga viti 1988 -1995 me Vllazninë kam fituar dy trofe. Gjatë këtyre viteve kam qenë edhe anëtar i ekipeve kombëtare. 

Me pas unë ika te luaj në Gostivar (Maqedoni) e me pas në Belgjikë me Gent dhe Antwerpen, me pas në Itali ku kam qenë edhe trajner i të rinjve në Breshia. Unë ika të luaj jashtë vendi sepse hendbolli në Shqipëri u shkri. 

Image

Në vitin 2004 unë jam kthyer në Shkodër dhe i jam bashkuar përsëri Vllaznisë time si lojtar deri në 2016 sepse me hoqi federata si lojtar. U bëra trajner i Vllaznisë.

Kam pesë vite dhe kemi fituar tre trofe. Që kur kam filluar unë hendbollin Vllaznia ka fituar 10 tituj kampionë dhe 3 kupa të federatës.

Image

Kam 25 vite  si lojtar e 5 vite si trajner”, rrëfehet Durro për gazetën Kombëtare “Bota sot”.
Përveç me sport Durro ka pasur suksese edhe në një sferë tjetër. 

Image

“Paralel me sportin kam edhe profesionin e mësuesit të edukatës fizike ku kam arritur shumë suksese.
Më i rëndësishmi është vendi i tretë nga Ministria e Arsimit në konkursin e lojërave olimpike ku morën pjesë 82 shkolla të Shqipërisë”, theksoi më tej.  Durro i takon një brezit cilësorë të lojtarëve. 

Ai tha se aktualisht nuk kanë kushte ashtu si e kërkon loja e hendbollit.
“Ne nuk kemi kushte. Stërvitemi në asfalt në vitin 2020. Bluzat e kompletet e lojës i ka bërë i ndjeri shoku im Niko. Niveli i hendbollit ka qenë më i mirë para viteve 2000. Nuk ka masivizim shumë ekipe.

Para viteve 2000 ka pas shumë ekipe të rritur e të rinj dhe një përfaqësim i denjë në Ballkaniada. Fitorja e parë e ekipit kombëtar Shqiptar ne hendboll është në Tito Veles me Moldavinë në vitin 1995”, nënvizoi Durro,. Megjithatë, ai ka edhe kujtime të bukura: “Një kujtim i bukur. Kur kam luajtur në Gostivar kundërshtar kam pasur edhe Kiri Lazarov dhe trajneri im Buco Tërpçevski me tha: Luaj fllaster në gjithë fushën. Kishim të dy numrat 7. 

Gostivari është krenar për të gjithë lojtarët e saj që e çuan Jehonën në lavdi. Jam krenar që kam bërë aq sa kam pas mundësi për hendbollin e vendit tim dhe për ekipet ku kam luajtur”.  Sportistët hasin edhe në vështirësi ndonjëherë,  por Durro ka pasur edhe një aksident automobilistik, që ia penalizoi karrierën. 

Image

“Karrierën time jashtë e penalizoi një aksident automobilistik që pata në Itali, prandaj gjatë rikuperimit drejtova një ekip të rinjsh dhe me pas vazhdova rikuperimin në Shkodër pak e nga pak me ekipin tim të zemrës Vllaznia me të cilin vazhdoj edhe sot për mos ta le hendbollin që të shkrihet përsëri”, tregon Durro.  Para katër vitesh e ka mbyllur karrierën si lojtar aktiv: “Jam lojtari ma me jetëgjatësi në hendbollin shqiptar. E kam mbyllur karrierën si lojtar në vitin 2016 e në moshën 45 vjeç.

Image

Jam i vetmi hendbollist që kam luajtur me disa ekipe të huaja. Unë kisha vazhduar të luaj por federata vuri moshë për lojtaret”.

Më tej tregon edhe për ekipet shqiptare se cila janë më të suksesshme. “Gjate viteve 88 -95 tre ekipe kanë qenë më të mirat në Shqipëri baza edhe e ekipeve kombëtare: Studenti, Elbasani dhe Vllaznia. Pas viteve 2000 dy ekipe nga Shqipëria: Elbasani dhe Vllaznia. Elbasani ka disa tituj kampion me tepër se Vllaznia”, tregon Durro. Emrat e lojtarëve me të cilët ka luajtur Durro në Vllazni 1988-1995 janë: Naim Haliti, Edmond Zejnuni, Arben Rrjolli, Mark Kushi, Andrea Hila, Nikolin Karroca, Anton Gega, Nikolin Kalaj, Vladimir Duli, Aleks Vata, Atfi Hefovija, Gentian Kiri, Rrokin Daberdaku, Artan Xhindi, Artur Vrilla, Artan Bajraktari, Bledi Bajraktari, Petrit Hoti, Arian Ibershimi, Elmar Martinovi, Eugen Muja, Dorian Cani, Edmond Milla me trajnerët e nderuar Lekë Sinishta, Ali Matlija dhe Ylber Dibra. Pastaj gjatë viteve 2004 -2016: Olvar Nurja, Ardit Çiellz, Darjen Hasanaj, Vili Haxhija, Xhulio Dushi, Ajet Dani, Ilir Hoxha, Vilson Halluni, Elson Çeliku, Fatjon Barbullushi, Adison Turhani, Jurgen e Koledjo Frangaj, Jurgen Jubani, Durim Kajmaku, Indrit Shabani, Albion Isufaj ,Gledi Çeraj e shumë djem e sportistë te mrekullueshëm. Me trajnerët: Rokin Daberdaku, Ridvan Dibra, Ardit Çiellza e Artan Durro.  

“Këta janë shokët e dy brezave që kam luajtur. Me shokët që luajta pas viteve 2000 kishim diferencë moshe 15 vjet, unë isha 32-33 vjeç e ata 16-17 vjeç, kurse me brezin e 88-të ka qenë e kundërta. Unë isha 16-17 vjeç e ata mbi 30 vjeç”, thotë Durro. “Këto janë historia e hendbollit shkodran bashkëlojtaret e ekipit që unë drejtoj. Ekipi  në këto 5 vite ka fituar tre trofe në 2015, 2018, 2019.

Image

Në fitimin e 2 trofeve të fundit kanë meritë lojtarët Jorni Egerçi, Ardit Çiellza, Indrit Ramusha, Indrit Albunesa, Xhulio Dushi, Xhuljan Hasani, Ergit Shpuza, Ledio Durro, Kledi Kruja, Kledi Anamali, Zoran Popi, Arkan Beqiri dhe Ersi Kraja. Për këto rezultate një kontribut të madh kanë edhe shokët e mi, me donacionet e tyre të shumta. I pari është i ndjeri Niko Karroca, Darjen Hasanaj, Mark Kushi, Ridvan Dibra si dhe zëvendëstrajnerēt: Arian Ibershimi e Vili Haxhija”, përfundon rrëfimin Durro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat