Selim Morina - gjyqtar i Gjeneratës së Republikës 

Hendboll

Selim Morina - gjyqtar i Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:50
Selim Morina - gjyqtar i Gjeneratës së Republikës 

Gjyqtarët e kanë kryer një mision të madh në vitet e 90-ta (1991-1999). Gjyqtarët e futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit, boksit etj. kanë kryer misionin e tyre për mrekulli!

Selim Morina i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë prej gjyqtarëve më të mirë të hendbollit. 

Morina me mijëra sportistë iu bashkuan rrugës së Kampionatit të pavarur dhe në anën tjetër e kundërshtuan fuqishëm pushtuesin serb.

Morina si shumë shqiptarë ishte në halë në sy për pushtuesin serb.  Ai ka qenë vazhdimisht i kërcënuar por asnjëherë nuk u ndal, duke vazhduar misionin e tij të shenjtë në shërbim të shtetit.

Morina sot ndihet i lumtur që dha kontributin e tij për zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës në fusha të vështira e të improvizuara por ia dolën që ta mbajnë gjallë sportin në përgjithësi.

Morina jeton një jetë të qetë në pension dhe është krenarë që sportistët tanë zhvillojnë garat të lirë dhe në rrafshin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat