Llazari: Zoti Gjinovci nuk është Zot por është i zoti! Bordi, Këshilli profesional janë një natyrë e vdekur

Hendboll

Llazari: Zoti Gjinovci nuk është Zot por është i zoti! Bordi, Këshilli profesional janë një natyrë e vdekur

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:14
Llazari: Zoti Gjinovci nuk është Zot por është i zoti! Bordi, Këshilli profesional janë një natyrë e vdekur

Ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Alfred Llazari-Katoliku, sqaron disa gjëra dhe kërkon që të ulen tensionet e t’i grahin punës nëpër klube dhe në përgjithësi. 

“Më vjen shumë keq, që po duhet të paraqitem edhe pse kam menduar që hendbolli i Kosovës për mu do të jetë kohë e kaluar. 
Pas shumë komenteve të parezonta drejtuar Aziz Makiqit të madh, si e para kisha me ju drejtuar shokut dhe kolegut shumëvjeçar, me respekt si njeri dhe lojtarit të madh, si dhe me karrierë të jashtëzakonshme atëkohë, si lojtar dhe trajner për lakmi, edhe pse pak kush ia njeh historiatin e tij komplet sportiv.

Z. Makiqi deshta që të përmirësojë për fjalën Zoti dedikuar Izet Gjinovcit! Zoti Izet Gjinovci nuk është Zoti, por është i zoti dhe për respekt për krejt punën e bërë dhe kontributin e dhënë, për afirmimin e hendbollit dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës. 
Dita e ditës shumë e më shumë profesionale kur është në pyetje zyrja së bashku me bashkëpunëtorët, zonjusha Valbonë dhe z. Muhametit. 

Ndërsa sa i përket Bordit, Këshillit profesional si dhe të tjerat që janë në përbërje të federatës, ato janë një natyrë e vdekur, sepse janë të degraduar nga ana e kryetarit. 
Kështu që ata as nuk bien vendime as nuk kanë qëndrime unike, nuk janë kategori që askush mos me mundur me ia ndërruar mendjen sikurse që ia ndërron kryetari i famshëm z. Eurgen Saraçini. 

Do ta përmendi një takim rasti, me kryetarin në ‘Sheshin 21’ ku ishin prezent kryetari Eugen Saraçini, sekretari i përgjithshëm z. Izet Gjinovci, z. Aziz Makiqi dhe unë. 

Në një bisedë të lirë dhe jozyrtare në mes të tjerash, unë propozova dhe pyeta: z. Aziz Makiqin se a kishte mu u kyqur në përfaqësuese ku unë me shumë dëshirë e respekt do t’ia liroja vendin e përzgjedhësit atëkohë, që unë e kryeja at detyrë. 
Që për mua kishte me qenë një nder i madh që Aziz Makiqi ta pranonte këtë post, që pas kësaj bisede të lirë, nuk e dij a iu është ofruar Aziz Makiqit një bisedë konkrete dhe afrimi i ndonjë postit që të jetë pjesë e federatës së hendbollit apo kanë mbetur si një propozim i imi, si bisedë e lirë. 

Sikurse që më është dashur, edhe z. Makiqi që t’ia them, po qese nuk kishte me qenë z. Gjinovci, nuk e di se si kishte me ngja FHK-ja. Por me ekzistuar kishte me ekzistuar me siguri. Është e mjerueshme që ky njeri nuk i ka gjitha ingerenca kur e dimë se shumica e federatave i marrin lakmi për kontributin dhe punën e bërë dhe që kishte pas dëshirë ta kishin edhe në mesin e federatave tjera një kësi punëtori si Gjinovci, për çka dhe e kam njoftuar z. Makiqin, dhe do ta njoftojë edhe për disa gjëra tjera, për të cilat ai nuk ka njohuri”, tha Llazari. Në anën tjetër Llazari është i befasuar me delegatin e hendbollit Fahredin Hashani, që e njeh si njeri shumë të qetë e korrekt, nga ai erdh ai reagim i pavend dhe i panevojshëm.  

“Të nderuarit Fahredin Hashanit do t’ju drejtohem me një pyetje: Z. Fahredin, sipas meje kjo kritik dedikuar z. Makiqit është shumë e pavend kur e dimë se nuk mund shkosh askund mysafir pa u paralajmëruar, as të farefisi më i afërt e jo në Kroaci e me iu prit dhe me iu vizituar Aziz Makiqi. 

Apo ju e keni ndje veten shumë të madh, që është dashur ai të interesohet për angazhimet dhe lëvizjet e juaja dhe se kur do të jeni në Kroaci e t’ju vizitojë. Më mirë kishte me qenë që njerëzit t’i lavdëroni se kush iu ka pritur se sa t’i kritikoni. Edhe një nuk e di që sa njiheni me z,. Makiqin që ai me ndje ndonjë obligim ndaj jush, që ju të jeni mysafir i tij. 

Sidomos kur ne e dimë se kush është Aziz Makiqi si dhe kualitetet e tij, që unë personalisht kisha me pas qejf që të paraqitet ndonjë talent i kategorisë tij në një ardhme të shpejt. Kur e dimë se si punohet dhe veprohet nëpër klube shumë vështirë që mund të presim dhe mund të ndodhë diçka kësisoj për një kohë të shkurtër. 

Edhe unë mendoj si z. Hasan Shala, të mundohem t’i ulemi tensionet dhe ngacmimet të kota e mbështjellime, sidomos ata që nuk janë as pjesëmarrës as dëshmitar të disa kohërave në të kaluarën. Mbetem me shpresë se do të sjellëm më mirë dhe të përdorni fjalë lavde, jo të mbjellin injorime për shkak se nuk mbetet tjetër pos injorimeve të korrim.  

Ndihmoni dhe përmirësojeni çdo gjë, çdo kënd për të mirën e hendbollit dhe njerëzimit. Lavdet bien suksese dhe rezultate, kurse përçarja le të mbetet të mallkuarit. Sukses gjithmonë stafit, lojtarëve dhe lojtareve, gjithmonë me ju Alfred Llazari”, përfundoi Llazari-Katoliku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat