Marigona Hajdari vazhdon kontratën me skuadrën Ringkobing

Hendboll

Marigona Hajdari vazhdon kontratën me skuadrën Ringkobing

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:59
Marigona Hajdari vazhdon kontratën me skuadrën Ringkobing

Hendbollistja jonë e re, Marigona Hajdari, ka vazhduar kontratën edhe për një vit me skuadrën Ringkobing. Marigona do të vazhdojë të luajë në kategorinë e dytë daneze ku edicionin e kaluar u paraqit me shumë sukses. Te Ringkobingu luan edhe motra e Marigonës, Arlinda.

"Kam vazhduar edhe për një vit kontratën. Kam pasur edhe oferta tjera, por kam vendosur të vazhdojë kontratën te skuadra e njëjtë, ku mendoj se jam zhvilluar mirë deri më tani", ka thënë Marigona për faqen zyrtare të FHK-së.

Marigona Hajdari vjet ka debutuar për kombëtaren tonë, me sukses të plotë. Prej motrave Hajdari presim shumë në të ardhmen.

Me Ringkobingun ato ishin pranë promovimit në elitë, por ndërprerja e edicionit për shkak të pandemisë ua mohoi këtë.

Federata e Hendbollit e Kosovës i dëshiron suksese Marigonës me skuadër dhe me Kombëtaren tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat