Kosova e ka harruar këtë punë, Mali i Zi tash e mendon!

Hendboll

Kosova e ka harruar këtë punë, Mali i Zi tash e mendon!

Nga: K. G. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 18:47
Kosova e ka harruar këtë punë, Mali i Zi tash e mendon!

Në Kosovë gjithçka është përmbyllur në fund të qershorit.

Është fjala për hendbollin, që i përfunduan me sukses garat e play-off-it të Superligës së Kosovës (femra e meshkuj) po ashtu edhe garat e Kupës. Përderisa në Kosovë u harrua kjo punë dhe mendojnë që ta caktojnë datën e fillimit të edicionit të ri, Federata e Hendbollit e Malit të Zi, cakton datën e garave të gjysmëfinales dhe finales së Kupës në hendboll për meshkujt. 

Turneu i Kupës së Malit të Zi për meshkuj dhe për femra do të zhvillohet  në shtator në Qendrën Universitare Sportive dhe Kulturore në Podgoricë.

Te meshkujt Komovi - Partizan 1949 dhe Buduçnost Podgorica - Llovçen do të luajnë në gjysmëfinale të turneut përfundimtar.
Duelet gjysmëfinale janë në program në 19 shtator, ndërsa finalja është një ditë më vonë. Komovi është fitues i trofeut të kaluar.

Në garën për femra, do të luajnë Levalea 2010 - Rudar dhe Phoenix - Devetka, pas së cilës do të dihet finalistja. Data e planifikuar është 12/13 përkatësisht 16 shtator. 

Buducnosti është fitues i kupës për edicionin e kaluar dhe shkon direkt në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat