Maqedonia e shqetësuar! Ja dallimi në renditje Kosovë-Serbi

Hendboll

Maqedonia e shqetësuar! Ja dallimi në renditje Kosovë-Serbi

Nga: K. G. Më: 31 korrik 2020 Në ora: 14:48
pamje nga një ndeshje

Maqedonia e Veriut është e shqetësuar sepse kanë rënë për dy vende në ranglistën e Federatës së Hendbollit Evropian (EHF).

“Falë shfaqjeve të jashtëzakonshme të Vardarit, u ngjitën në vendin e  tretë vitin e kaluar, menjëherë në renditje ishin pas Gjermanisë dhe Francës.

Megjithatë rezultatet e ndryshueshme të "kuqezinjve" (Vardarit), eliminimet e hershme evropiane të klubeve të tjera maqedonase, kontribuan që Maqedonia të bie në vendin e pestë në renditjen e re të EHF-it”, raportojnë mediat maqedone.

Image

Renditja e fundit

Maqedonia shqetësohet se janë dy pozita më poshtë. Kosova është në pozitën e 30-të, ndërsa Serbia tre pozita më lartë sipas kësaj renditje të re të EHF-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat