Kastrioti në ‘gjumë’, a thua çka po ngjan?

Hendboll

Kastrioti në ‘gjumë’, a thua çka po ngjan?

Nga: K. Goca Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:21
Kastrioti në ‘gjumë’, a thua çka po ngjan?

Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), duket se janë në gjumë të thellë, argumenti është se nuk ka asnjë lëvizje deri me tash, sidomos për t”u përforcuar për edicionin e ri.

Ditë më parë u tha se Kasim Kamenica do të jetë trajner 99 për qind edhe për edicionin e ri, por raportet e fundit flasin ndryshe.

Kamenica është larguar nga Kosova dhe si duket askush deri me tash nuk e ka kontaktuar dhe as nuk dihet se si do të zhvillohen gjërat.

Drejtuesit e klubit janë në gjumë të thellë dhe duket se pak i ka munduar vapa e pak edhe rreziku nga virusi korona, të gjitha janë bërë bashkë dhe e kanë harruar afatin kalimtar, që  përfundon me 6 gusht.

A thua, çfarë po ngjan me këtë klub? A po futen në një rrugë pa kokë! Pritet reagimi i presidentit të klubit Ahmet Hysenaj-Petrova, që sigurisht se do të qartësojë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat