Ja çfarë dallon Istogu nga klubet tjera

Hendboll

Ja çfarë dallon Istogu nga klubet tjera

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:26
Ja çfarë dallon Istogu nga klubet tjera

Istogu mbetet pa trofe në edicionin që e lamë pas! Nuk i shkoi as për Kupë e as për titull! Megjithatë është klubi më i organizuar në vend dhe shembull për të tjerë. 

E para, Istogu edhe në kohë të pandemisë ka paguar me paga hendbollistet dhe sipas kontratave që kishin arritur. 

E dyta, klubet tjera, disa paguajnë ashtu kështu e disa fare dhe nuk kanë as kontrata me lojtare, shumica e ekipeve.  
Istogu është kampion me kushte, po ashtu edhe me pagat më të mira që ia jep hendbollisteve. 

E treta, tani ky klub merr frymë më lehtë, e ka palestrën e vet dhe nuk e ka më brengën që të stërvitet e luajë si vendas në palestrat tjera. Faruk Shala, trajner i istogut, ka plane të mëdha për edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat