A janë disa klube peng i disa kryetarëve me dhe pa kravata?

Hendboll

A janë disa klube peng i disa kryetarëve me dhe pa kravata?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:01
A janë disa klube peng i disa kryetarëve me dhe pa kravata?

Shumica e klubeve të hendbollit (meshkuj e femra), më konkretisht 90 për qind prej tyre, janë në krizë të thellë!

Kush po pëson më së shumti në këtë rast?

E pranuam apo jo, hendbollistët dhe hendbollistet janë viktima të mëdha, sidomos ata që janë ndër 23 vjeç!

E para, në hendboll është një rregull, pate apo ajo kontratë, pa marrëveshje mes klubeve lojtari apo lojtarja nuk mund të ndërrojë mjedis.

E dyta, ky rregull është shumë i mirë nëse zbatohet ashtu si duhet nëpër klube.,

Lojtaret apo lojtarët kanë kontrata dhe marrin paga!

Si mund të jetë funksional ai rregull, që do ta quaja rregull idiot, që lojtari pa i bërë 23 vjet pa marrëveshje të klubeve nuk mund të ndërrojë mjedis!?

Kush e mbron lojtarin dhe lojtaren që nuk merr paga dhe klubi as që mërzitet për at punë?

Ky rregull apo kjo dreq rregullore e mallkuar që t’i plas nervat nuk e mbron as atë që e ka shpik!

Sepse shkaku i këtyre rregullave ka lojtar e lojtare që e kanë lënë krejt këtë lojë! Fikë se fikë bile rri në shtëpi!

A janë disa klube peng i disa kryetarëve me dhe pa kravata? Gjithsesi se po! Këtë e dinë më së miri edhe vet komuniteti i hendbollit!  Janë disa kryetarë të klubeve, as nuk japin para, as nuk gjejnë sponsorë, as nuk japin dorëheqje, por e mbajnë klubin si peng. Çfarë leverdie ka këtu?

A na duhet posti i kryetarit të klubit si krenari e rrejshme!? Assesi! Nuk ke pare, ikë në shtëpi, lësho rrugë burrë! Kosova po i bartë pasojat jo vetëm në hendboll, me disa tipa që kanë poste e nuk kryejnë punë! Klubet dojnë kushte, lojtarja dhe lojtari do rrogë, se nuk e ka marr malli me ta pa kravatën dhe as çorapët e kuqe, as të zeza e as të bardha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat