Basha: Synimet janë që të mbrohet titulli në Kosovë! Në Evropë jo për ekskursion 

Hendboll

Basha: Synimet janë që të mbrohet titulli në Kosovë! Në Evropë jo për ekskursion 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:42
Basha: Synimet janë që të mbrohet titulli në Kosovë! Në Evropë jo për ekskursion 

Klubet e hendbollit mendojnë për edicionin e ri në Superligën e Kosovë dhe disa edhe për garat evropiane.

Ferizaj është kampion i ri i Kosovës në konkurrencën e femrave dhe do të luajë në EHF Cup.

Situata me pandeminë Covid 19, me të cilën po përballet i gjithë globi, ka futur në telashe edhe sportin në përgjithësi të Kosovës.

Image

Ferizaj

Hendbollistja e KHF Ferizaj, Albulena Basha, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se shpreson që të normalizohet sa më shpejt gjendja me Covid 19 dhe t’i kthehen garave normalisht si në vitet paraprake.

Aloja e majtë tregon se ka pasur edhe oferta por i ka mbetur besnike klubit.

“Përkundër ofertave të disa klubeve do të vazhdoj me ekipin me të cilin jemi shpallur kampion, Ferizaj.
Synimet janë që të mbrohet titulli dhe pse jo ta marrim edhe Kupën e Kosovës”, tha Basha. A mendoni se do të lini përshtypje të mirë edhe në garat evropiane?
“Patjetër që do të mundohemi të tregojmë rezultate edhe në garat evropiane.

E gjitha do të varet edhe nga shorti se me kënd do të na bie sepse unë mendoj që ka kaluar koha të bëjmë vetëm shëtitje apo ekskursion nëpër Evropë, do të mundohemi që edhe në ato ndeshje të tregojmë lojë cilësore dhe rezultat pozitiv”, përgjigjet hendbollistja, që u zgjodh aloja e majtë më e mira në 20 vitet e fundit (1999-2019) nga anketa e gazetës kombëtare “Bota sot”. 
Basha tha se nuk është në formë të mirë:  

“Mendoj që bash në at formë kulminante nuk jemi tani për tani, mirëpo me ushtrime dhe me përkrahje të donatorëve unë besoj shumë që do të kemi rezultate pozitive edhe përkundër gjendjes aktuale në të cilën gjendemi jo vetëm ne por e gjithë bota”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat