Durro jep dorëheqje nga Vllaznia

Hendboll

Durro jep dorëheqje nga Vllaznia

Nga: K.G. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:04
Durro jep dorëheqje nga Vllaznia

Artan Durro jep dorëheqje nga pozita e trajnerit në klubi e hendbollit Vllaznia nga Shkodra (meshkuj).
Durro tregon edhe arsyet e dorëheqjes nga klubi, me të cilën ka kaluar periudhën më të mirë të jetës.

“Për arsyet e mia personale dhe angazhimet familjare jap dorëheqjen time përfundimtare nga drejtimi i skuadrës.
Marrëdhëniet me Bashkinë e klubin janë zgjidhur që përpara dhe pritej firmosja e kontratës së re në muajin shtator por unë kam vendosur të dorëhiqem përfundimisht nga hendbolli.

Falënderimet janë të shumta: I pari është për familjen time që kanë qenë gjithmonë mbështetja ime kryesore, e dyta është për djemtë dhe sportistët e mrekullueshëm të hendbollit shkodran që për 5 vite sollën 3 trofe të tjerë në Shkodër duke e rritur numrin e trofeve të fituara ndër vite nga hendbolli shkodran dhe e treta, është për shokët e mi të hendbollit që mu bënë krah i fuqishëm me donacionet e tyre të shumta monetare e materiale.

Jam krenar për djemtë e sportistët e mrekullueshëm të hendbollit shkodran, shokët e mi të hendbollit ndër vite, që bënë të mundur këto arritje e suksese të hendbollit shkodran”, ka bërë të ditur Durro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat