Jeton Havolli – lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Jeton Havolli – lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2020 Në ora: 17:30
Jeton Havolli – lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Periudha e viteve të 90-ta, ka qenë prej periudhave më të rënda për popullin shqiptarë të Kosovës.  

Po ashtu edhe sportet u ballafaquan me probleme të mëdha, të jesh apo mos të jesh! 

Sportistët shqiptarë treguan heroizmin në kohën e duhur dhe i thanë jo garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë! 

Muaj gusht i vitit 1991, një verë shumë e nxehtë, më shumë se luftë, përballja me agresorin serb dhe makinerinë e rëndë që kishte rrethuar në të katër anët Kosovën.

Jeton Havolli i takon Gjeneratës të Republikës. Havolli ka qenë hendbollist i sakrificës! 
Një djalë i edukuar e shembullor dhe një lojtar i mirë. 

Havolli së bashku me një armatë sportistësh i rezistuan okupatorit serb dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës në fushat me beton, pasi që palestrat sportive ishin të uzurpuar nga bandat serbe. 

Ai sot është i lumtur për kontributin që ka dhënë për hendbollin dhe që asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve që vinin nga milicia serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat