Shqiptarja e vetme që luan në nivelet më të larta

Hendboll

Shqiptarja e vetme që luan në nivelet më të larta

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2020 Në ora: 17:52
Shqiptarja e vetme që ka luajtur në Champions League

Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiq, me foton e fundit, duket se është në formë më të mirë para edicionit të ri. 

Vajza nga Tuzi i Malit të Zi është anëtare e klubit rumun SCM Gloria Buzau, me të cilën ekip ka synime të mëdha. 

Dijana është e vetmja shqiptare që ka luajtur në fazën e grupeve të Champions League në hendboll dhe që me ish klubin e saj ka qenë në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.

Jo vetëm në Champions, Dijana edhe me kombëtaren e Malit të Zi  ka ka arritur në nivelet më të larta evropiane dhe botërore.   
Në fakt, motra e saj Suzana, luan me sukses për KHF Istogun dhe është prej lojtareve kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat