Kush është Komiteti Olimpik i Kosovës? Ja çfarë thoshte prof. Ismet Jupa? 

Hendboll

Kush është Komiteti Olimpik i Kosovës? Ja çfarë thoshte prof. Ismet Jupa? 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2020 Në ora: 11:59
Kush është Komiteti Olimpik i Kosovës? Ja çfarë thoshte prof. Ismet Jupa? 

Sporti i Kosovës është në krizë shumë të rëndë, këtë e dinë edhe shpezët se jo faktori njeri!

Me 30 tetor të vitit të kaluar prof. Ismet Jupa, veprimtar i shquar sportiv, trajner i mirënjohur i hendbollit dhe ish selektor i Kombëtares së Kosovës, në një intervistë për gazetën Kombëtare “Bota sot”, kështu ka thënë për Komitetin Olimpik të Kosovës: “Shkaqet e kësaj krize janë të shumta, më së shumti po përmendet mungesa e mjeteve financiare.  

Por problemi kryesorë është të organizatat udhëheqëse të sportit, të koncepti organizativ i punës së tyre. Federatat e sporteve, Komiteti Olimpik, klubet janë të regjistruara si organizata Joqeveritare e që Kushtetuta e vendit nuk e njeh si kategori kushtetuese”.

“Bota sot”: Çfarë duhet të bëjmë?
Prof. Ismet Jupa: Me një ligj të mirë të sportit federata e sporteve, KOK-u, klubet sportive duhet të regjistrohen në regjistrin e Ministrisë së sporteve si organizata sportive e jo si veprojnë tani si OJQ. Kjo shtrirje duhet të bëhet në mënyrë vertikale dhe horizontale edhe në drejtorit komunale.

Me ligj të sportit duhet të rregullohet: - Organizimi i Sportit, i organizatave sportive; të drejtat dhe obligimet e sportistëve, puna profesionale në lëmin e sportit, objektet sportive; sporti shkollor; sporti rekreativ; sporti i personave me aftësi të kufizuara; evidenca, mbikëqyrja, interesi i përgjithshëm dhe nevojat në lëmin e sportit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat