Edi Kolgeci i la pa fjalë të gjithë: E parashikova...

Hendboll

Edi Kolgeci i la pa fjalë të gjithë: E parashikova...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2020 Në ora: 14:35
Edi Kolgeci i la pa fjalë të gjithë: E parashikova...

Shumë pak ka parashikues të saktë në gjithë globin sa i përket shortit të garave, por kësaj radhe Edi Kolgeci i la pa fjalë të gjithë!

Para se të hidhej shorti i hendbollit në Vjenë të Austrisë, Kolgeci e parashikonte se për rival do të kanë skuadrën bullgare Dobrudja. 

Dikujt iu duk një parashikim vetëm sa për të thënë, por ky parashikim doli 100 për qind i saktë dhe të gjithë ata që e kishin dëgjuar parashikimin e tij, mbeten të stepur duke e shikuar presidentin e klubit të hendbollit Prishtina.  

Image

Këto raste janë të rralla kur parashikimi del i saktë para shortit, por duket se Kolgecit ia ndjente zemra se do të ndeshet me Dobrudja!

Prishtina do të ballafaqohet me Dobrudja-n, ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane luhen më 14/15 nëntor dhe një javë më vonë. Kolgeci shprehet optimist se mund ta kalojnë rrethin e dytë.

Image

“Prej të gjitha klubeve që ishin në vazo shumica ishin nga shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe para tërheqjes e parashikova Dobrudjen, klub bullgar me renome dhe kampion e nënkampion shteti.

Tash nuk dua ta parashikoj lojën por në si KH Prishtina gjithmonë hyjmë në loje për të fituar pa marrë parasysh kundërshtarin.
Besoj se do të jemi në xhiron e 3-të por prapë apeloj tek institucionet dhe kompanitë që të angazhohen dhe te na përkrahin.

Image

Përveç se përfaqësojmë Prishtinën e përfaqësojmë edhe  Kosovën, kështu që duhet të japim më të mirën të gjithë ne si klubet, si FHK-ja e ministritë dhe komunat që të tregohemi sa më të suksesshëm në kupat europiane. Suksese Prishtina, Suksese Kosova”, tha presidenti i KH Prishtina, Kolgeci, për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat