Parduzi: Shpresojmë të kemi mundësi të luajmë në prani të publikut kundër Istogut

Hendboll

Parduzi: Shpresojmë të kemi mundësi të luajmë në prani të publikut kundër Istogut

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2020 Në ora: 14:48
Parduzi: Shpresojmë të kemi mundësi të luajmë në prani të publikut kundër Istogut

Që nga viti 2005, kur Kosova merr pjesë me klubet në garat evropiane të hendbollit, është hera e para që dy skuadrat tona ndeshen me mes vete në Kupën Evropiane (femrat).

Fituesi i Kupës Vushtrria sfidon Istogun, në kuadër të rrethit të dytë.

“Një short ndryshe, jo si herave tjera. Hera e parë që ndodh të takohen dy klube të Kosovës në mes veti në garat ndërkombëtare.

Nuk është hera e parë që takohemi me ekipin e Istogut, por këtë herë vlen të përmendim që do të jemi nën vëzhgimin e vëzhguesit dhe referëve ndërkombëtar, ne si klub do mundohemi të përgatitemi për këto dy ndeshje jo të lehtë në këtë kohë me Pandemi e cila e ka përfshi të gjithë botën.

E mira e kësaj është që nuk të kemi problem me Viza ose me udhëtime të gjata, kështu që na si klub presim nga Ministria të na lejohet të hyjmë në Palestër për të stërvitur dhe të përgatitemi sa më mirë për fillimin e kampionatit dhe lojës ndërkombëtare kundër ekipit të Istogut”, tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen më 10/11 tetor, kurse ndeshjet e dyta më 17/18 tetor. Parduzi shpreson se ndeshjet do të luhen me publik.

“Shpresojmë të kemi mundësi të luajmë në prani të publikut dhe të ketë atmosferë të bukur të krijuar nga tifozët më të mirë ‘Forca”, shpreh optimizmin Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat