Muqolli: Gjasat i kemi të mira që t’i kalojmë boshnjakët 

Hendboll

Muqolli: Gjasat i kemi të mira që t’i kalojmë boshnjakët 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2020 Në ora: 15:23
Muqolli: Gjasat i kemi të mira që t’i kalojmë boshnjakët 

Skuadra më e trofeshme në hendbollin e Kosovës (meshkujt), Besa Famgas nga Peja, 14 herë kampionë dhe 11 herë fitues i Kupës së Kosovës, do të përballet me Bosna Vispak Visoko  nga Bosnja dhe Hercegovina, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Evropiane! Një kundërshtar jo edhe aq i njohur për Besën, por jo edhe i pakalueshëm! Besa vlerësohet si favoritë në përballje me ekipin boshnjak.

Kryetrajneri Javier Cabanas dhe trajneri Arben Muqolli punojnë me ekip dhe do të mundohen ta studiojnë sa më shumë kundërshtarin evropian.  

“Kemi disa informacione për ekipin boshnjak. E kemi lojtarin tonë nga Bosnja, Nikola Prce, ku edhe kemi disa informacione, janë një ekip e re dhe solide. 

Në bazë të të dhënëve që kemi, gjasat i kemi të mira që të kalojmë”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Të vetmin problem pejanët mund të kanë sigurimin e vizave për udhëtim për në Bosnjë dhe Hercegovinë. 

“Neve na mbetet që t’i sigurojmë viza”, tha më tej. Besa është përforcuar me lojtarë të jashtëm, si spanjollin Victor Alonso dhe grekun Charalampos Mallios, po ashtu në petkun e saj ka edhe Nikola Prcen, që nënkupton kanë një ekip mjaft të mirë.

“Me këtë ekip që kemi dhe me lojtarët që jemi përforcuar nga Greqia dhe Spanja, mendojmë se do të kalojmë më tej.

Për këtë arsye jemi përforcuar që të kalojmë pak më mirë në Kupat Evropiane. Edhe Prishtina pat fat, më shumë se ne, besoj e shpresoj se janë dy ekipe të mira dhe do të kalojnë në rrethin tjetër”, shprehet i bindur Muqolli, ish hendbollisti më i mirë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat