Cabanas: Objektivi kryesor është kualifikimi

Hendboll

Cabanas: Objektivi kryesor është kualifikimi

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 00:12
Cabanas: Objektivi kryesor është kualifikimi

Trajneri spanjoll i Besa Famgas, Javier Cabanas ka vlerësuar se Bosna Vispak Visoko është kundërshtar i kalueshëm.

Besa Famgas takohet me Bosnën në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e parë luhet në Bosnjë kurse e dytë në Pejë. Të dy ndeshjet luhen në nëntor, kurse zhvillimi i ndeshjes së dytë në Pejë është përparësi për kampionin e Kosovës..“Nuk di shumë gjëra për Bosna Visokon në këtë moment. Është ekipi i tretë në Bosnjë dhe mendoj se kemi shanse të fitojmë këto ndeshje eliminatore.

Mendoj po ashtu se ka pasur ekipe më të vështira të mundshme në short. Ndeshjen e dytë do ta luajmë në shtëpi dhe kjo është mirë për ne. Objektivi ynë kryesor është të fitojmë eliminatoret dhe të luajmë në raundin e tretë. Në ditët e ardhshme do të kemi më shumë informata për kundërshtarin”, ka thënë Cabanas për faqen zyrtare të FHK-së.

Besa Famgas ka synime të mëdha për garat evropiane këtë edicion. Pos Cabanasit ka angazhuar edhe lojtarë cilësorë të huaj. Natyrisht e ka fondin shumë të pasur me lojtarë cilësorë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat