Shala: Ndeshja ndaj Vushtrrisë sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Istog

Hendboll

Shala: Ndeshja ndaj Vushtrrisë sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Istog

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 00:15
Shala: Ndeshja ndaj Vushtrrisë sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Istog

Trajneri i Istogut, Faruk Shala vlerëson se shorti për Kupën Evropiane është i përshtatshëm si për Istogun ashtu edhe për Vushtrrinë. Njëra prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Shorti i tërhequr të martën ka bërë që dy prej skuadrave kryesore në vend të luajnë në mes vete.

“Shorti është i favorshëm për të dy skuadrat ngase eliminon mundësinë e shfaqjes së problemeve si pasojë e pandemisë COVID-19, si në rastin e skuadrave të futbollit. Mundëson organizim më të lehtë të ndeshjeve, zvogëlon koston e shpenzimeve, që është shumë e rëndësishme në këtë kohë, kur gjendja financiare e klubeve është e rënduar si pasojë e pandemisë. Vushtrria është favorite pasi ka qenë më e suksesshme se ne këtë vit. Për këtë edhe ka qenë në vazon e parë. Por ne i kemi synimet tona që të kalojmë këtë fazë, ashtu si edhe rivali ynë.

Shpresojmë që t’ia arrijmë. Ballafaqimi i dy skuadrave të Kosovës është i mirë për hendbollin e Kosovës sepse tani dihet që në raundin e tretë do t’i kemi dy skuadra tonat. Është për t’u përshëndetur që dy skuadra nga Kosova do të jenë në raundin e tretë. Ndeshja ndaj Vushtrrisë sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Istog, ashtu si janë zotuar udhëheqësit e MKRS-së dhe Komunës së Istogut”, ka theksuar Shala.

Te Istogu priten përforcime për ndeshjet evropiane, por edhe për edicionin e ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat