FHK-ja ka vlera, Federata Ndërkombëtare prezanton topin e Botërorit edhe me fotografinë e përzgjedhësit tonë

Hendboll

FHK-ja ka vlera, Federata Ndërkombëtare prezanton topin e Botërorit edhe me fotografinë e përzgjedhësit tonë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 00:16
FHK-ja ka vlera, Federata Ndërkombëtare prezanton topin e Botërorit edhe me fotografinë e përzgjedhësit tonë

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit të martën ka prezantuar topin zyrtar për Botërorin e 27-të. Kampionati Botëror mbahet në Egjipt prej 14 deri më 31 janar.

Bëhet fjalë për një top të veçantë dhe shumë të bukur.

Edhe prezantimi i topit të ri nga IHF-ja është bërë në mënyrë të veçantë. IHF-ja ka paraqitur topat zyrtarë nga disa kampionate botërore.

Në faqen zyrtare në “Instagram”, IHF-ja ka paraqitur fotografi të katër lojtarëve të ndryshëm me top në dorë, nga ndeshje të botërorit, ndër ta edhe të Taip Ramadanit, përzgjedhësit të Kosovës.

Fotografia e Ramadanit e publikuar nga IHF-ja është bërë gjatë një aksioni në sulm në Botërorin e vitit 2005 të mbajtur në Tunizi.

IHF-ja ka paraqitur edhe fotografitë e legjendës, Talant Dujshebaev, algjerianit Abderrahim Berriah dhe danezit Morten Olsen.

Selektori ynë, Taip Ramadani ka luajtur në katër kampionate botërore për Australinë, në Egjipt, Portugali, Tunizi dhe Kroaci. 48-vjeçari është paraqitur edhe në Lojërat Olimpike të Sydneyt, në vitin 2000. Për Australinë i ka luajtur 140 ndeshje. Australinë e ka udhëhequr prej vitit 2009 deri në vitin 2013. Edhe si trajner ishte në dy kampionate botërore. Pra ka karrierë të madhe.

Te Kombëtarja e Kosovës është prej vitit 2016. Ecja para evidente, për ata që e pranojnë realitetin. Por hapa tjerë të mëdhenj synojmë, duke filluar nga ky vit. Natyrisht së bashku me përzgjedhësin Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat