Në Rumani po luhet hendbolli, në Kosovë nuk dihet data e fillimit

Hendboll

Në Rumani po luhet hendbolli, në Kosovë nuk dihet data e fillimit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2020 Në ora: 14:36
Në Rumani po luhet hendbolli, në Kosovë nuk dihet data e fillimit

Në Rumani hendbolli ka filluar në konkurrencën e femrave dhe nesër do të luhet edhe finalja e Kupës, ndërsa në Kosovë nuk dihet se kur do të fillojnë garat për edicionin e ri. 

Jo me fajin e Federatës së Hendbollit të Kosovë sepse krejt varet se a do të jep leje apo jo MSH dhe ISHPK për zhvillimin e garave, për shkak të pandemisë – virusit korona. 

Të vetmin faj organet përkatëse të FHK-së e kanë që ende nuk e kanë caktuar datën e fillimit të kampionatit dhe që ta dinë klubet të paktën kur pritet të nisin garat! 

“Anëtarja e kombëtares malazeze dhe kapiteni i Valcea-s rumune, Marta Batinoviq, do të luftojë për trofeun e parë të këtij sezoni nesër në orën 17.00e. Skuadra e saj sot (30:23) mundi Rapid Bukureshtin  në gjysmëfinalet e Kupës Rumune”, shkruajnë mediat malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat