Debutim i suksesshëm për Njoma Zogajn në Danimarkë

Hendboll

Debutim i suksesshëm për Njoma Zogajn në Danimarkë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 00:34
Njoma Zogaj

Hendbollistja e re e Kombëtares së Kosovës, Njoma Zogaj ka luajtur të dielën ndeshjen e parë zyrtare në nivelin e të rriturave.

Ajo u paraqit për skuadrën EH Aalborg që fitoi 32:18 ndaj Gudme HK.

Zogaj luajti rreth dhjetë minuta kurse shënoi dy gola. EH Aalborg garon në kategorinë e dytë daneze, ku paraqiten edhe disa reprezentuese të Kosovës.

“Mendoj se kam pasur paraqitje të mirë. I kisha edhe katër asistime, ndërsa e kam siguruar një penallti. Po ashtu kam luajtur mirë në mbrojtje. Isha në mes në mbrojtjen 5:1”, ka thënë Njoma Zogaj për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Njoma këtë vit është promovuar në ekipin e parë të Aalborgut nga të rejat e këtij klubi. Së shpejti pritet të përfundojë procedura e pajisjes së saj me dokumente të Kosovës. Njoma 20-vjeçare së shpejti do të jetë në dispozicion të selektorit Agron Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat