Gegaj largohet nga IK Savehof për të nënshkruar me skuadrën tjetër

Hendboll

Gegaj largohet nga IK Savehof për të nënshkruar me skuadrën tjetër

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 13:30
Gegaj është larguar nga të rinjtë e IK Savehof për të nënshkruar me skuadrën tjetër

Reprezentuesi i Kosovës, Leonard Gegaj është larguar nga të rinjtë e IK Savehof për të nënshkruar me skuadrën tjetër nga Suedia, Karra HF. Me klubin e ri, 19-vjeçari Gegaj ka nënshkruar për dy vite.

“Kam vendosur të ndryshoj ekipin pasi e kam ditur se Karra ka ekip shumë të mirë dhe po investon për të bërë ekip edhe më të mirë. Kam dashur të jem pjesë e këtij ekipi pasi e di që luan hendboll shumë të mirë”, ka thënë Gegaj për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ai në janar debutoi me sukses në Kombëtaren e Kosovës. Ndërkohë në janar të vitit 2021 do ta udhëheq Kombëtaren U20 në kampionatin evropian të Divizionit B.

Gegaj luan në pozitën e qendrës dhe shquhet për shpejtësinë që ka. Me skuadrën e re do të luajë në kategorinë e dytë të Suedisë, që hendbollin e ka shumë të zhvilluar.

“Besoj se do të luajë rregullisht. Trajneri më ka thënë këtë, ndërsa ka vlerësuar shpejtësinë dhe shpërthimin që e kam. Stinori i ri nis të enjten, ndërsa unë jam në formë shumë të mirë”, ka deklaruar Gegaj.

Në Suedi bëjnë karrierë edhe disa lojtarë tjerë të rëndësishëm të ekipit tonë kombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat