Blerton Toni Xhafa ka ndërruar skuadrën dhe në edicionin e ri do të luajë për Soenderborgun, që është ekipi U-19 i klubit të njohur danez Soenderjyske. Sipas hendbollistit të ri, bëhet fjalë për ekipin e dytë të klubit Soenderjyske, që do të garojë në kategorinë e dytë të Danimarkës, për grupmoshën U-19.
Xhafa më parë ka ushtruar me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa pritet të jetë pjesë e Kombëtares U-20 në Evropianin që do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.
Majtaku Xhafa deri më tani ka luajtur për Haderslev në ligën e tretë daneze.
“Shumë më mirë e kam në ekipin e ri. Tani jam në ekipin rezervë të Soenderjyskes, që luan në elitën daneze. Nëse lëndohet ndonjë lojtarë i ekipit të parë, mund të ndodhë që të na ftojnë prej ekipit U19”, ka thënë Xhafa.