Alaj rikthehet pas lëndimit, me mendje edhe te Kosova 

Hendboll

Alaj rikthehet pas lëndimit, me mendje edhe te Kosova 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:13
Alaj rikthehet pas lëndimit, me mendje edhe te Kosova, foto Eroll Popova

Hendbollisti me prejardhje nga Deçani, Armend Alaj, pas një periudhe rikthehet në fushën e lojës përkatësisht te skuadra ThSV Eisenach. Ai ka munguar një kohë për shkak të lëndimit.

Reprezentuesi i Kosovës është paraqitur me sukses për ThSV Eisenach në sfidën miqësore kundër Magdeburgut. Pas një lojë mjaft të mirë Magdeburg triumfon me rezultat 35:22 (19:9).
Alaj tregon edhe për lëndimin që ka pas për një kohë.

“Unë jam nga Deçani, si fëmijë e kam filluar karrierën në Gjermani. Kam luajtur edhe në ekipet tjera por qe katër vite jam kthyer te ekipi ThSV Eisenach, që garon në ligën e gjermane”, tha Alaj për gazetën “Bota sot”. 

“Bota sot”: Cili është qëllimi juaj, patëm pak minuta lojë kundër Magdeburgut, pse?
“Fatkeqësisht, kam qenë i lënduar, kam pasur një ndezje, kështu që e kam pasur të ndaluar të luajë. Kam pak stërvitje deri me tash, megjithatë jam paraqitur në lojë. I kam thënë trajnerit që mund të luaj dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijë formën”, përgjigjet Alaj.

Alaj ka mendjen edhe te Kosova: “Në fund të tetorit do  të shkojë në Kosovë, ku kemi ndeshje ndërkombëtare. Qëllimi im është të jap më të mirën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat